FOTO/ Shpërthimi i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën, la pas dy fëmijët nën 3 vjeç

Ky që shihni në foto është Robert Cakaj, 43-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në shpërthimin e rafinerisë së naftës në Greqi.
Ai la pas dy fëmijë, njëri 3-vjeç dhe tjetri i sapolindur. Shpërthimi i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të Greqisë, duke shkaktuar një të vdekur, një të plagosur rëndë e disa të tjerë më lehtë.
Sipas deklaratës së “Motor Oil”, “sot, në orën 11:00, gjatë mirëmbajtjes së gjerë parandaluese në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë.
Punëtorët morën menjëherë ndihmën e parë të nevojshme dhe u transportuan në spital. Gjendja e tyre është e rëndë dhe po marrin kujdesin e duhur. Që nga fillimi, u aktivizuan të gjitha protokollet e kërkuara të sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave”.Por pas disa orësh, mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa.
Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë i plagosur, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike pasi ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Sipas informacioneve, prokurori kërkoi arrestimin e kontraktorit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Foltorja në Fier/ Berisha: Shqiptarët do të na votojnë vetëm kur të arrijmë të ripërtërihemi vetë

Greqi, kapen 312 kg marijuanë dhe 35 kg kokainë, në pranga dy shqiptarë

“Kush na ka bërë keq, do ta paguajë!”/ Komunikimet mes ish-kreut të SHISH dhe Agasit. A tentoi biznesmeni të rrëzojë Ramën përmes Vlora H...

Si përfundoi shefja e SHISH-it nën hetim për Agasin, nga kontaktet e dyshuara te sekreti shtetëror

Skandali i SHISH! Prençi: Ka biseda mes kryeministrit dhe Ergys Agasit. Pse i rrezikohet jeta Vlora Hysenit





