Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO
AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjendje të rëndë

P
Piranjat22 November 2026, 17:29 · 3 min lexim
EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot, (22 nëntor) rreth orës 11:00, në rrugën Vittorio Emanuele, në Prata di Pordenone të Italisë. Një grua me origjinë shqiptare, banuese në këtë zonë, ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte së bashku me tre të mitur, dy fëmijët e saj dhe një mik të tyre, doli nga rruga. Viktima quhej Emanuela Shahini dhe ishte 31 vjeçe.

Si ndodhi aksidenti

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, familja po udhëtonte me një automjet tip Ford Fiesta me naftë, në drejtim të Villanova-s, ku ishte e ftuar në një festë ditëlindjeje që organizohej në qendrën komunitare të famullisë.

Në një kthesë, për shkaqe që ende po hetohen, automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mur.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe drejtuesja e mjetit ka mbetur e bllokuar mes llamarinave të makinës. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të personelit mjekësor për ta ringjallur, 31-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

E mitura 4-vjeçare në gjendje të rëndë

Tre të miturit që udhëtonin në makinë, të moshave 6, 4 dhe 10 vjeç, kanë pësuar trauma të ndryshme dhe janë marrë menjëherë në kujdes nga ekipet mjekësore. Dy fëmijët e parë ishin të viktimës, ndërsa 10-vjeçari ishte një mik i tyre që udhëtonte së bashku me ta.

Dy prej të miturve u transportuan me urgjencë në spitalin e Pordenones, ndërsa për vajzën 4-vjeçare u bë i nevojshëm transportimi me helikopter drejt spitalit të Udines, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në vendin e tragjedisë mbërritën ekipet mjekësore të shërbimit 118, me një automjet mjekësor dhe dy ambulanca. Gjithashtu, ndërhynë zjarrfikësit për nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti dhe sigurimin e zonës.

Karabinierët kryen veprimet hetimore në vendngjarje për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

Ngushëllimet e kryetares së bashkisë

“Një nënë e re, e marrë nga jeta shumë herët”. Me këto fjalë, kryetarja e bashkisë së Prata di Pordenone, Katia Cescon, shprehu ngushëllimet e administratës vendore për vdekjen e Emanuela Shahinit, 31-vjeçares që humbi jetën në aksidentin rrugor të ndodhur të dielën, më 22 nëntor, në rrugën Vittorio Emanuele.

“Një lutje e veçantë për vajzën e saj të vogël, e cila ndodhet e shtruar në spital”, shkroi kryetarja e bashkisë në rrjetet sociale, duke përcjellë edhe një mesazh solidariteti për familjen: “Jemi pranë jush në këtë moment dhimbjeje të papërshkrueshme”. Ndërkohë, karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit tragjik. /PiranjatNews/

EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.