AKTUALITET

Gjykata gjen të paligjshme arrestimet e 22 personave në protestë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2026, 19:25
Gjykata gjen të paligjshme arrestimet e 22 personave në protestë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë rrëzoi të enjten më 22 tetor thuajse të gjitha kërkesat e prokurorisë respektive për vlerësimin të ligjshëm të ndalimit të protestuesve dhe për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj tyre. Të enjten u zhvilluan tre seanca të ndryshme lidhur me kërkesat e prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve të 27 protestuesve dhe për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj tyre.

Prokuroria kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të 27 protestuesve për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, si dhe në 13 raste për shkatërrim të pronës.

Por, gjyqtaret Marçela Shehu dhe Yrfet Shkreli çmuan se 22 prej tyre, mes të cilëve gjashtë të mitur, janë arrestuar në mënyrë të paligjshme nga Policia e Shtetit. Gjyqtaret kanë urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 27 protestuesve, përfshi edhe atyre ndalimi i të cilëve u çmua i ligjshëm, nëse nuk mbahen në paraburgim për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale. Për gjashtë prej të ndaluarve, u caktua masa e sigurimit personal, detyrim për t’u paraqitur.

Avokati Stefan Topalli pohoi për BIRN gjatë një bisede telefonike pasditen e të enjtes se i mbrojturi prej tij ishte ndaluar teksa po ecte në trotuar, megjithëse nuk i ishte bashkuar protestës.

“I mbrojturi prej meje nuk ka pasur lidhje me protestën. Ka qenë duke kaluar. S’ka pasur gjë me vete. Policia ka ndjekur protestuesit dhe në një vend ku ngushtohej rruga i ka kapur të gjithë çfarë ka gjetur”, shpjegoi avokati Topalli.

Prej 13 tetorit, Tirana është përfshirë nga një valë përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, pas përshkallëzimit të demonstratave të studentëve dhe nxënësve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Të rinjtë protestojnë kundër korrupsionit, kostos së lartë të jetesës, mungesës së perspektivës ekonomike dhe kushteve të arsimit, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Demonstratat, të cilat u paraprinë nga muaj protestash kryesisht paqësore, janë shoqëruar me përleshje, dëmtime të pronës publike dhe private, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave të gomës nga policia, si dhe me arrestime të shumta.

Policia ka raportuar për efektivë të plagosur dhe dëmtime të institucioneve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut dhe të medias kanë ngritur shqetësime për proporcionalitetin e përdorimit të forcës. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë