Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian

Elvis Demçe, i konsideruar si një prej drejtuesve të rëndësishëm të krimit të organizuar shqiptar në Itali, ka tentuar t’i japë fund jetës në burgun e sigurisë së lartë në Opera, pranë Milanos.
Sipas gazetës italiane “Il Giornale”, 42-vjeçari ka tentuar të vetëvaret gjatë ditës së enjte, ndërsa ndodhej në regjimin e posaçëm të burgimit 41-bis.
Demçe është gjetur nga punonjësit e burgut, të cilët kanë ndërhyrë për ta shpëtuar. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive. Gjendja e tij raportohet kritike.
Demçe ndodhej në regjimin e ashpër 41-bis që prej fundit të vitit 2025, pasi hetimet kishin zbuluar se edhe gjatë qëndrimit në burg vijonte të komunikonte me persona jashtë qelisë dhe të jepte udhëzime për aktivitete kriminale.
Ai po vuan një dënim prej 15 vitesh e 4 muajsh për trafik droge, ndërsa ndaj tij rëndon edhe një dënim prej 18 vitesh e gjysmë për tentativë vrasjeje.
Avokatët e tij kishin kërkuar më herët heqjen e regjimit 41-bis, duke kundërshtuar kushtet e burgimit dhe duke argumentuar se nuk ekzistonin kriteret për aplikimin e këtij regjimi.
Lexo edhe
AKTUALITET
BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë!

Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Ulje e temperaturave/ Përkeqësohet moti në Dibër, breshëri mbulon rrugën pranë tunelit të Murrizit

Këmbimi valutor 21 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Nëntor 2026

Gazetari zbardh dosjen Çopja-Çela: Ja si u zbulua “mali” me euro

I riu u rrëmbye për një gërvishtje makine? Policia e Kukësit jep versionin e saj për ngjarjen

Alarmi për bombë në avionin Manchester–Rinas, policia sqaron ngjarjen





