‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...

Në mbrëmjen ku Bayerni i Mynihut humbi Kane për disa muaj dhe Olise, po bëjnë shumë zhurmë deklaratat e disa prej menaxherëve të klubit gjerman në lidhje me Jamal Musiala. Fantazisti vuan nga një problem neurologjik dhe mund të mos kthehet më si më parë.
‘Ka mundësi që kjo të ndodhë-tha Karl Heinz Rummenigge, anëtar i këshillit të survejimit-për fat të keq, nga ajo që dimë, mendojmë se do të jetë e vështirë për të që të arrijë nivelin që kishte në të kaluarën’
Në këtë pikë Rummenigge në mënyrë të paevitueshme përmendi edhe kontratën dhe sidomos pagën e futbollistit
‘Kjo situatë mund të ketë një reflektim edhe te paga e tij-vijoi Rummenigge-do të flasim me të dhe njerëzit përrreth tij. Merkatoja? Nuk arrij dot të imagjinoj largimin e Jamal apo që një klub tjetër të sigurojë shërbimin e tij në këto kushte. Do të shohim si do të evoluojnë gjërat’.
Lexo edhe
SPORT
Ronaldo i afrohet rekordit historik, por penalltia e humbur i kushton Al-Nassr-it ndaj Al-Ahli-t

Mourinho paralajmëron Vinicius: Talenti nuk garanton vendin e titullarit

Rummenigge paralajmëron Musialën, Bayern shqyrton uljen e pagës për shkak të dëmtimeve

Në ditën e kthimit në Vincent Kompany, Bayerni ngec në ndeshjen ndaj FC Köln në Bundesligë

Calhanoglu, Interi i vendos kushte për rinovim të kontratës

Djali përballë babait, Glen Daja fiton duelin familjar

Messi mbetet futbollisti më i paguar në MLS

Arteta paralajmëron lojtarët e Arsenalit për GTA 6: Duhet të ruajnë përqendrimin te futbolli





