Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut/ Aksioni i policisë greke, arrestohen 3 shqiptarë dhe shpallet në kërkim Daniel Dushku

P
Piranjat24 September 2026, 13:33 · 2 min lexim
Atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut/ Aksioni i policisë greke,

Policia greke ka zhvilluar një aksion në Selanik, ku ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të dyshuar për përfshirje në një atentat me armë zjarri të ndodhur në janar 2025. Në kërkim është shpallur edhe 32-vjeçari Daniel Dushku, i cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit.

Të arrestuarit janë Robert Elezaj, 33 vjeç, Sergo Elezaj, 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç. Operacioni u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit 2025, kur tre të dyshuarit iu afruan Dushkut në një zonë të Selanikut dhe dyshohet se hapën zjarr ndaj tij.

Policia greke dyshon se Robert Elezaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Dushkut, por nuk ka arritur ta plagos. Nga të shtënat mbeti i plagosur një person që ndodhej pranë tij, ndërsa u dëmtua edhe një dyqan në zonë. Edhe Rueldi Dragjoshi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Dushkut, pa e prekur atë.

Ndërkohë, Sergo Elezaj dyshohet se i ka drejtuar armën Dushkut. Autoritetet greke thonë se nuk është përcaktuar nëse ai ka qëlluar, ndërsa dyshohet se ka ndihmuar dy personat e tjerë para dhe gjatë ngjarjes. Sipas policisë, ai i ka transportuar me një automjet me qira drejt vendit të ngjarjes dhe ka qëndruar me ta deri në largim.

Nga ana tjetër, edhe Daniel Dushku dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë përplasjes, duke qëlluar në drejtim të tre të dyshuarve. Të shtënat e tij nuk shkaktuan të plagosur, por dëmtuan automjetin me të cilin kishin mbërritur të dyshuarit dhe një tjetër makinë të parkuar.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit prej personave të përfshirë në ngjarje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.