Ish-shefja e SHISH në "arrest shtëpie", si e komenton ambasadori italian në Shqipëri?

Arresti në shtëpi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, është një nga çështjet e nxehta të ditëve të fundit që ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte një qëndrim lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-shefes së inteligjencës shqiptare, ambasadori italian Marco Alberti u distancua nga komentet, duke theksuar se çështja nuk lidhet me fushën e bashkëpunimit dypalësh që ai përfaqëson.
“Atëherë unë nuk mund t’ju jap asnjë përgjigje lidhur me këtë sepse ne merremi pra ose trajtojmë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe nuk mund të kem asnjë mendim lidhur me këtë çfarë po më pyesni”, tha ambasadori.
Hyseni u la në masën e sigurimit “arrest në shtëpi” nga GJKKO, ndërsa gjykata vendosi gjithashtu ndalimin e publikimit tërësisht ose pjesërisht të vendimit gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Lexo edhe
AKTUALITET
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca nga policia: Po raportonte nga protesta! Të lirohet men...

Zjarr në një pallat pranë shëtitores në Pogradec

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, Gjergj Erebara: Hyseni duhet të dënohet për mungesë fantazie në depistim

Vlora Hyseni e akuzoi për takim me agjentë serbë, Lala: Përpjekje e dëshpëruar! Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”/ Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar

KLGJ me tre anëtarë të rinj, ja kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit

Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet i plagosuri, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Tiranë/ Aksion për kapjen e personave në kërkim, arrestohen 8 të dënuar e të dyshuar për krime të rënda





