Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Policia ka rrethuar zënën pranë Kuvendit me gardh metalik, pasi qytetarët kanë njoftuar protestë në të njejtën kohë kur nis seanca plenare. Siç shihet edhe në pamje, gardhi metalik është vendosur në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën përreth institucionit.
Seanca plenare pritet të shoqërohet me debate të forta politike, pasi kur në qendër të vëmendjes është arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.
Përveç pikave të parashikuara në rendin zyrtar të ditës, pritet që çështja e SHISH të rikthehet në sallën e Parlamentit gjatë diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës.
Nga ana tjetër protestuesit kanë njoftuar vazhdimisht se do mbajnë protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, tubim i cili po mbahet prej 117 ditësh radhazi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

“E godita me thikë disa herë në bark”/ Vrasja te “Petro Nini”, çfarë deklaroi autori në komisariat

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të du!

Enver Hoxha nuk kurseu as miqtë e rinisë: Letra e vitit 1959 për Ilo Argjendarin dhe mëshira që diktatori nuk e njohu kurrë

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Si do të jenë temperaturat

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë 20 mijë lekë më pak

Mbrojtja nga shpenzimet në roaming, kontratat duhet të përcaktojnë një vlerë limit prej 6000 lekësh

U godit disa herë me thikë në Tiranë, 49-vjeçari vdes në spital





