Karanxha: Me materialet e SHISH janë shkarkuar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në “Ora News”, ka komentuar zhvillimet në dosjen “AKSHI” dhe akuzat e ngritura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Karanxha u ndal te akuzat për nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe përkrahjen e autorit të krimit të organizuar, duke theksuar se hetimi duhet të sqarojë natyrën e komunikimeve dhe lidhjet mes personave të përfshirë. Sipas tij, fakti që dy persona kanë njohje apo komunikime nuk përbën automatikisht vepër penale, por duhet vlerësuar në raport me rrethanat dhe provat e çështjes.
Duke folur për një tjetër aspekt të dosjes, Karanxha ngriti pretendime lidhur me komunikimin e SHISH me organet e vettingut. Ai tha se zyrtarë të vettingut dhe ndërkombëtarë kanë pasur akses në materiale të shërbimit dhe pretendoi se dokumente të SHISH janë përdorur në procese që kanë çuar në shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Me materialet e shërbimit sekret janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë gjyqtarë dhe prokurorë”, u shpreh Karanxha, duke shtuar se këto pretendime, sipas tij, duhet të verifikohen.
Ish-prokurori deklaroi gjithashtu se çështja mund të ketë edhe pasoja për sigurinë kombëtare, duke përmendur daljen e të dhënave të personave dhe materialeve të shërbimit.
Pretendimet e Karanxhës mbeten pjesë e deklarimeve të tij dhe nuk përbëjnë konkluzion të hetimit. Çështja “AKSHI” vijon të jetë nën hetim nga SPAK. Për zhvillimet e fundit rreth masave ndaj Vlora Hysenit, mediat kanë raportuar se ndaj saj janë ngritur akuzat për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit të organizuar.
Ervin Karanxha: Tani siç jemi në dijeni, çështja është një fraksion i kësaj çështje, është ndarë dhe në fraksion dhe këto janë veprime që kanë ndodhur mbas caktimit të masës së sigurimit arrest me burg ndaj shtetasit Ergys Agasi. Si duket këto janë lidhje personale, domethënë ndajnë të dhëna njohje domethënë, dalin, njohjet e tyre domethënë, janë biseda private që tregon që domethënë këta kanë njohje me njëri-tjetrin, por të kesh njohje me një person në kërkim ose të thjesht njohje, kjo duhet parë rast pas rasti nëse përbën vepër penale apo jo. Por me ngritjen e akuzës nga SPAK-u tregohet që, nxjerrje e sekretit shtetëror. Pra është nxjerrë një sekret shtetëror i cili për shkak të personit nuk duhet ta nxirrte.
Pra duke shpërdoruar detyrën, pra duke qenë në një funksion shtetëror, ti e shpërdoron detyrën dhe nxjerr këtë material dhe kemi element të veprës penale. Çfarë ka rrjedhur në media pretendohet nga Vlora Hyseni se është bashkëpunëtor i shërbimit sekret. Megjithatë do jetë hetimi që do të verifikojë nëse është bashkëpunëtor apo jo, çfarë dosjesh ka, si janë dosjet e bashkëpunimit. Për momentin kemi një akuzë zyrtare domethënë e cila është provuar. Janë provuar komunikimet nëpërmjet telefonave dhe këto kanë ndodhur fiks mbas kapjes në flagrancë të shtetasit Ergys Agasi në të shkoni nga Kavaja te zona, mbyllja e kemi parasysh rrugën kur vjen nga Lushnja ose nga Rrogozhina në drejtim të Durrësit, te rrethrrotullimi që afrohesh te Plepat aty është rruga që ngushtohet, aty është vendi, dhe këto kanë shërbyer si bazë. Megjithatë do jetë hetimi që do sqarojë pozicionin, lidhjen e tyre nëse është bashkëpunëtor apo jo, dhe nëse është nxjerrë sekreti shtetëror apo jo.
Po pra këto, këto po themi, për shkak të detyrës sepse prandaj të thashë janë ngjarje që kanë ndodhur mbas caktimit të masës së sigurimit dhe këto kanë shërbyer si bazë për të caktuar masën e sigurimit arrest në shtëpi të parashikuar nga neni 237 dhe SPAK-u ka ngritur dy akuza, ose personin në fjalë për dy akuza: Nxjerrje e sekretit shtetëror, pra se ti ke për detyrë ta ruash sekretin shtetëror, dhe akuza tjetër është përkrahja e autorit të krimit. Dhe duke qenë se dyshohet për vepër penale të grupit të strukturuar kriminal, është ngritur në paragrafin e dytë. Dhe janë ato bisedat që tashmë kanë rrjedhur në media që janë me natyrë që tregojnë që ata kanë njohje me njëri-tjetrinKjo është një dosje shumë e vështirë, për hir të së vërtetës, sepse kërkon hetime.
Se ku qëndron vështirësia, qëndron dhe te puna fizike, pra që të punosh fizikisht, por nga ana tjetër qëndron dhe në ndarjen e fraksioneve se mund të ketë shumë çështje që mund të dalin. Mendoj një çështje që mund të dali mund të jetë ndoshta dhe e komunikimit i shërbimit sekret shqiptar me organet e Vetting-ut. Pra ata kanë komunikuar, ndërkombëtarët kanë pasur akses në materialin bruto të SHIK-ut, anëtarët e Vetting-ut kanë komunikuar me shërbimin dhe duke qenë se këtu ka problematika në lidhje me materialet, në lidhje me administrimin e tyre, në lidhje me sekretet, rrjedhjen e tyre tek jashtë ambienteve të SHIK-ut, të vënë dyshime që këto materiale nuk janë të vërteta.
Dhe me materialet e shërbimit sekret janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë gjyqtarë dhe prokurorë. Pra nuk është cënuar vetëm siguria kombëtare, por kanë shkatërruar dhe sistemin gjyqësor. Pra kanë shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk e meritonin ti, ia kanë nxjerrë dosjen, mbushur dosjen aty me të dhëna të pavërteta dhe këto janë përdorur nga organet e Vetting-ut për të shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë. Pasi e theksoj, zyrtarët dhe personat që janë marrë me Vetting-un dhe ndërkombëtarët kanë pasur akses të drejtpërdrejtë tek materialet e shërbimit.
Dhe duke qenë këto problematika që lindin sot, mendoj që është bërë... janë selektuar, janë shkarkuar... shkaqet mbase pastaj dhe motivet janë gjë tjetër, por dhe kjo duhet të verifikohet. Po kjo pra është siguria kombëtare. Të shkatërrosh sistemin gjyqësor, sot shqiptarët janë pa drejtësi. Pra shkarkimi në mënyrë të padrejtë i profesionistëve, rrallimi i numrit të profesionistëve, sot ne jemi pa drejtësi, nuk funksionon sistemi i drejtësisë. Të bësh një gjyq, gjyqi zgjat me vite, dhe ja ku jemi. Pra ke shkatërruar sistemin. Siguria kombëtare mbasandej kemi gjëra të tjera. Kemi daljen e emrave të bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret. Juve jeni në dijeni që ka dalë emri i bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret. Kemi daljen e të dhënave të shqiptarëve. Kemi cënimin e sigurisë kombëtare për sa i përket të dhënave personale, kemi me patronazhistët.
Lexo edhe
AKTUALITET
Raiffeisen bën golin e jetës, i merr Deripaskës 3.2 miliardë euro

GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta? 70 thirrje me zë e video të nisura nga Hyseni në drejtim të Agasit

Vlora Hyseni u shkarkua, ja kush është pasardhësi i saj në drejtimin e SHISH-it

“O shpirt, nesër do takoj Kryeministrin"/ Zbardhen komunikimet kompromentuese, Vlora Hyseni i raportonte Ergys Agasit axhendën dhe takime...





