Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Kush ia dërgoi Agasit aktin e ekspertimit të kriminalistikës për gjurmë gishti, fije floku dhe...?

P
Piranjat24 September 2026, 21:08 · 2 min lexim
Kush ia dërgoi Agasit aktin e ekspertimit të kriminalistikës

Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbëritur në aplikacionin “Signal” të Ergys Agasit në muajin gusht 2026.

Makina lukzose ngjyrë e zezë e sekuestruar në 22 Korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e Vilës së Ergys Agasit pranë kompleksit “Equos Resort”, është urdhëruar që ti nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik për sigurimin e gjurmëve të gishtave, fijeve të flokëve dhe krahasimin e makinës me pamjet e mjetit tip “Land Rover Defender” që u përdor në rrëmbimin në mes të ditës të biznesmenit të kompanisë ABS, Gerond Meçe.

Teksa policia shkencore ka kryer veprimet dhe ka dalë me një konkluzjon përfundimtar pas përfundimit të ekspertizës, një kopje e dokumentit i është dërguar si kthim përgjigje Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Por disa ditë më vonë në muajin Gusht 2026, 3 fletë të këtij akti-ekspertimi të Policisë Shkencore janë dërguar nga Fatjon Kalluçi drejt numrit të Ergys Agasit.

Mirëpo, Agasi u arrestua në datën 26 Gusht 2026 në qytetin e Durrësit dhe pikërisht në makinën e tij, u kap dhe telefoni i tij.

Në këtë telefon, përmes aplikacionit “Signal”, SPAK kuptoi se Agasi ishte vënë në dijeni të konkluzjonit të ekspertizës së kërkuar nga prokuroria, pikërisht prej punonjësit të policisë shkencore, Fatjon Kalluçi.

Hetimi është në vijushmëri e sipër dhe ka gjasa që ndaj Vlora Hysenit dhe zyrtarëve të tjerë në të ardhmen të ketë shtim të akuzave. /Syri/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.