Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, teksa kjo e fundit po raportonte për paraqitjen e Hysenit në SPAK.
Përmes një reagimi, Fevziu e cilëson deklaratën e Hysenit si sjellje tepër problematike, duke argumentuar se ajo ngre pikëpyetje si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë etik. Sipas Fevziut, përplasja mes gazetareve dhe ish-drejtueses së SHISH lidhet me raportimet e fundit të Lalës, e cila ka ngritur akuza të rënda ndaj Hysenit, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke bërë një pretendim në drejtim të gazetares.
Reagimi i gazetarit Blendi Fevziu:
Sot, ish-shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar, Vlora Hyseni, që ishte thirrur për t’u marrë në pyetje, kërcënoi në mënyrë të çuditshme gazetaren Klodiana Lala, ndërsa ishte duke hyrë brenda ambienteve të SPAK. Pyetjes mbi aktivitetin e saj kriminal, ajo iu përgjigj me një kundërpyetje: Klodi, si kalon ti në takimet me agjentët serbë në dhomat e hotel Rognerit. Padyshim që deklarata e saj nuk qëndron dhe për këtë janë shprehur shumë vetë, por pyetja ime e parë është: Përse e bëri këtë Vlora Hyseni?
Në radhë të parë, ajo ka bërë një skandal, duke shkelur dy herë ligjin. Në rast se kjo gjë do të ishte e vërtetë dhe shefja e SHISH-it ishte në dijeni, ajo ka dekonspiruar një operacion të fshehtë, në të cilin SHISH po ndjek një gazetare. Është një shkelje ligjore, përveç shkeljes së etikës. Por, padyshim që kjo nuk është e vërtetë.
Në rastin e dytë, pra në rast se e ka sajuar këtë gjë për t’u hakmarrë ndaj Klodiana Lalës, apo për të hërhequr vëmendjen nga lajmet e fokusuara tek ajo, është një gabim po kaq i rëndë dhe përbën sërish vepër penale.
Por përse Vlora Hyseni kërcënoi Klodiana Lalën?
Dy ditë më parë, Lala akuzoi Hysenin, mbi bazë dokumentesh që sipas saj i kishte konsultuar me materialet e SPAK-ut, se Hyseni ka përgjuar deputetë të rëndësishëm, duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
A e ka përgjuar SHISH Taulant Ballën për llogari të Ergys Agasit? Kjo është e vështirë të vërtetohet në këtë moment, por padyshim është një akuzë e rëndë e bërë nga gazetarja në drejtim të ish-shefes dhe akuza nuk mund të mbulohen kurrë me kundërakuza.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Nga burim tani edhe në destinacion/ Si po ndryshon trafiku i kanabisit në Shqipëri

“Poseidon” SHPK eksporton açuge me nivele shumë të larta histamine, Italia i heq nga tregu

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

Në kulmin e krizës, qeveria vendos tarifë të re për naftën/ Efekti deri në 42 mln euro/vit





