Nga burim tani edhe në destinacion/ Si po ndryshon trafiku i kanabisit në Shqipëri
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...
Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 Luçiano Boçi është shprehur kritik ndaj kryem...
Tony Blair ka bërë thirrje që Britania të angazhohet për t'u rikthyer në Bashkimin Evropian brenda dekadës së ardhshme...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin e ish-shefes së Shë...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 106 vota pro projektligjin që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republik&eum...
Më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, ndodhi përplasja më e rënd&eu...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilogramë.
Në Aeroportin e Tiranës, në korrik, policia gjeti 46 kilogramë kanabis në formë xhelatine në bagazhet e pasagjerëve, pak më shumë se dy javë pasi mbërriti në Tiranë fluturimi i parë direkt nga Toronto.
Autoritetet kryen dy sekuestrimet e tjera në Portin e Durrësit, në automjete të dërguara nga Kanadaja.
Në gusht, policia gjeti rreth 80 kilogramë të fshehura në një automjet të modifikuar posaçërisht. Në shtator, ata gjetën 107.7 kilogramë të tjera pas paneleve prej druri në një kamper, të paketuara në një kontejner bashkë me dy automjete të tjera.
Një dekadë më parë, ky drejtim i trafikimit do të ishte dukur i pamundur.
Në atë kohë, Shqipëria njihej si një nga burimet kryesore të kanabisit të kultivuar në ambiente të hapura në Evropë, me kultivimin që arriti kulmin rreth vitit 2016, përpara se një fushatë goditjeje ta ulte atë. Megjithatë, prodhimi nuk u zhduk dhe grupet kriminale shqiptare janë orientuar gjithashtu drejt kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura në vende të tjera të Evropës.
Megjithatë, kanabisi tani po mbërrin nga mijëra kilometra larg, duke sfiduar hartën tradicionale, sipas së cilës Shqipëria kryesisht furnizonte tregjet më në perëndim.
Vëllimet janë të vogla, por rëndësia e tyre qëndron më pak te sasia sesa te destinacioni dhe produktet e përfshira.
Kanabisi i sekuestruar në aeroport ishte në formë xhelatine, duke sugjeruar një produkt të përpunuar, ndërsa kanabisi në një prej sekuestrimeve në Durrës u përshkrua si me përmbajtje të lartë THC-je.
Kjo sugjeron se kanabisi i importuar mund të zërë një segment të ndryshëm të tregut nga kanabisi i prodhuar në vend.
Tregu i drogës po lëviz në drejtime të reja
Pyetja e qartë është pse kanabisi kanadez do të përfundonte në Shqipëri.
Kanadaja legalizoi kanabisin për përdorim rekreativ në vitin 2018, duke krijuar një industri të madhe dhe të rregulluar. Konkurrenca e fortë, mbiprodhimi dhe rënia e çmimeve mund të kenë rritur nxitjen për trafikantët që ta sigurojnë kanabisin atje për tregje më fitimprurëse jashtë vendit.
Sekuestrimet e fundit në të dyja anët e Atlantikut tregojnë përmasat e këtij fenomeni.
Dogana belge sekuestroi rreth 21 tonë në Antverp në vitin 2025, gati pesë herë më shumë se shifra e vitit 2024. Forcat Kufitare Britanike sekuestruan rreth 12 tonë nga dy kontejnerë të dërguar nga Kanadaja në maj 2026, sekuestrimi më i madh i kanabisit i kryer deri më tani në vend.
Gjatë një periudhe 16-mujore, Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë sekuestroi 46 tonë kanabis të destinuar për Evropën, trefishi i sasisë së regjistruar në periudhën e mëparshme të krahasueshme.
Ende nuk është e qartë nëse kanabisi që mbërriti në Shqipëri vinte nga prodhues kanadezë të licencuar apo nga furnizime të paligjshme. Por Ballkani Perëndimor tashmë ofron një shembull se si mund të ndërthuren tregjet e ligjshme dhe të paligjshme të kanabisit.
Maqedonia e Veriut legalizoi kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor në vitin 2016 dhe krijoi një industri të licencuar. Por midis viteve 2021 dhe 2024, autoritetet revokuan 26 licenca, pasi zbuluan në mënyrë të përsëritur devijime të dyshuara drejt tregjeve të paligjshme, përfshirë në Shqipëri dhe Serbi.
Rastet kanadeze tregojnë një zhvillim të ndryshëm, por të lidhur: grupet kriminale mund të shfrytëzojnë disponueshmërinë e kanabisit në vendet me tregje të mëdha të ligjshme, së bashku me rrjetet globale të transportit dhe tregtisë, për të furnizuar tregje të paligjshme shumë larg.
Këto zhvillime përputhen me një ndryshim më të gjerë rajonal.
Prodhimi në ambiente të mbyllura po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm krahas kultivimit tradicional në ambiente të hapura. Së bashku me rreziqet e devijimit të lidhura me prodhimin e licencuar në Maqedoninë e Veriut dhe mbërritjen e kanabisit kanadez në Shqipëri, si dhe mundësinë e vijimit të lëvizjes së tij drejt Kosovës, kjo sugjeron se tregu i Ballkanit Perëndimor nuk përcaktohet më vetëm nga kultivimi në ambiente të hapura dhe trafikimi drejt perëndimit, por nga forma të shumta prodhimi, importi dhe rishpërndarjeje rajonale.
Të marra së bashku, sekuestrimet tregojnë se Shqipëria po luan njëkohësisht tre role.
Ajo mbetet një burim, pasi kultivimi vendas vazhdon, ndonëse shumë nën nivelet e një dekade më parë.
Ajo është gjithashtu një destinacion. Autoritetet shqiptare thanë se një pjesë e një ngarkese nga Kanadaja ishte destinuar për tregun vendas, duke sugjeruar se kanabisi i importuar mund të zërë një segment të ndryshëm të tregut të brendshëm.
Dhe ajo është një pikë tranziti. Të paktën një ngarkesë ishte destinuar për Kosovën, duke treguar se si importet mund të hyjnë në Shqipëri dhe të vazhdojnë më tej drejt tregjeve fqinje.
Asgjë nga kjo nuk do të thotë se kanabisi kanadez do të zëvendësojë prodhimin vendas. Përkundrazi, kjo tregon për një treg të fragmentuar, në të cilin importet, kultivimi vendas dhe rrjetet rajonale të trafikimit bashkëjetojnë.
Harta e vjetër nuk pasqyron më realitetin
Mënyra se si udhëton kanabisi është po aq e rëndësishme sa destinacioni i tij.
Dy nga tri ngarkesat nga Kanadaja mbërritën me automjete të transportuara brenda kontejnerëve. Ngarkesa të tilla legjitime mund të shërbejnë si mbulesë për dërgesat e paligjshme, ndërsa automjetet ofrojnë hapësira që mund të modifikohen për të fshehur drogën. Porti i Durrësit është përdorur më parë për transportin e mallrave të tjera të paligjshme.
Rasti në aeroport tregon të njëjtën dobësi nga një këndvështrim tjetër. Një linjë e re ajrore u shfrytëzua brenda pak javësh nga hapja e saj, duke kujtuar se lidhjet e reja me tregje të largëta mund të krijojnë mundësi të reja për trafikantët.
Mësimi nuk është se Shqipëria është shndërruar papritur në një importuese të madhe të kanabisit nga Amerika e Veriut, por se një qasje e zbatimit të ligjit e ndërtuar mbi një tablo të vetme – kanabisi kultivohet brenda vendit dhe më pas dërgohet drejt perëndimit – nuk pasqyron më realitetin.
Tre ndryshime do të ndihmonin.
Së pari, dy rastet në Durrës tregojnë se analiza e rrezikut duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje importeve të lidhura me vende që kanë tregje të mëdha ose të liberalizuara të kanabisit, si dhe treguesve të tillë si pronësia e pazakontë dhe mënyrat jo të zakonshme të organizimit të transportit.
Së dyti, hetuesit shqiptarë duhet të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet kanadeze për të rindërtuar itineraret, për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të gjurmuar pagesat e lidhura me trafikimin, duke përdorur kanalet ekzistuese të policisë, doganave dhe drejtësisë, përfshirë Interpolin.
Së treti, nëse kanabisi i importuar vijon drejt Kosovës, autoritetet shqiptare dhe ato kosovare duhet të shkëmbejnë informacion mbi ngarkesat, të dyshuarit dhe lidhjet financiare, si dhe, kur është e nevojshme, me agjencitë e tjera të rajonit.
Për vite me radhë, problemi i kanabisit në Shqipëri është kuptuar kryesisht përmes prodhimit: ku kultivohej, kush e kontrollonte kultivimin dhe si transportohej drejt Evropës Perëndimore.
Importet, kërkesa e brendshme dhe tranziti duhet të jenë tashmë pjesë e analizës. Sfida tani është të kuptohet një treg ku kanabisi mund të lëvizë në disa drejtime njëkohësisht./ BIRN
Një sasi açugesh të eksportuara nga Shqipëria në Itali dhe që tregtoheshin për konsumatorët e shtetit fqonj kanë...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 117-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qyt...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Kur familjarët panë se ai nuk po kthehej, njoftuan policinë. Dhe pikërisht në kantierin ku ai punonte, në rrugën Goito, n&eum...
Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor pritet të zgjidhen ditën e nesërme, më 25 shtator...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Presidenti i Republikës do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në lid...
Zbulohet portreti i Shpëtim Aliut i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipëris...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas sulmit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala. Në një reagim zyr...
Një situatë e tensionuar është shënuar ditën e sotme gjatë protestës së qytetarëve para Kuvendit. Në nj&...