Lëvizi me makinë në trotuar dhe e postoi në TikTok, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i hiqet leja e qarkullimit…

Është ndëshkuar me 60 mijë lekë këtë të martë një qytetar në Berat, pasi me automjet ka lëvizur në trotuar duke rrezikuar këmbësorët dhe më pas e ka postuar videon në rrjetin social TikTok.
Sipas raportimeve të policisë, shkelësi i rregullave rrugore është I. L., të cilit i është hequr edhe leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.
Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Kapja e 22 tonëve kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

SPAK i thotë "JO" Veliajt për pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Jep dorëheqjen kreu i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush pritet të marrë drejtimin

“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?





