Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
AKTUALITET

“Marrim 250 mijë pension me bashkëshorten! Me se do jetojmë?”/ I moshuari thirrje rinisë: Për 3 ditë e rrëzoni qeverinë

P
Piranjat25 September 2026, 19:33 · 3 min lexim
“Marrim 250 mijë pension me bashkëshorten! Me se do

Një i moshuar ka rrëfyer vështirësitë që, sipas tij, ka hasur në sistemin shëndetësor shqiptar dhe situatën e tij ekonomike, nga dita e 118 e protestës. Duke folur për përvojën e tij me sëmundjen, ai tha se është diagnostikuar me kancer dhe se për një vit është kuruar në Shqipëri, por nuk kishte mundur të kryente biopsinë. Sipas tij, mjekët i kishin humbur shpresat dhe i kishin thënë familjes që të përgatitej për më të keqen.

“Jam me kancer. Jam kuruar në Shqipëri për një vit, nuk më bënin dot biopsi. Doktorët më prenë shpresat. Doktorët thanë: ‘Nuk ikën dot as jashtë, bëni gati shtëpinë, sepse ky nuk arrin as në shtëpi’”, rrëfeu ai.

I moshuari tha se fëmijët e tij e dërguan për kurim jashtë vendit, ku, sipas tij, procedurat që nuk ishin realizuar në Shqipëri u kryen brenda një dite.

“Më dërguan fëmijët jashtë. Çfarë më bënë këtu për një vit, atje m’i bënë për një ditë. Kanë kaluar pesë vite dhe unë jam shëndoshë e mirë. Ndryshe do të isha harruar”, u shpreh ai.

Më tej, ai foli edhe për vështirësitë ekonomike, duke thënë se së bashku me bashkëshorten marrin rreth 250 mijë lekë pension dhe se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave shkon për trajtimin e tij.

“Unë jam i burgosur politik dhe nuk kam parë mirë me asnjë qeveri. Momentalisht kam dy pompa, bëjnë 250 mijë më e pakta. Bashkë me gruan marrim 250 mijë pension. Çfarë duhet të bëjmë ne, si të jetojmë? Na ndihmojnë fëmijët që kanë familjet e veta. Ku është shteti shqiptar?”, tha ai.

Në fund, i moshuari iu drejtua të rinjve dhe studentëve, duke i bërë thirrje që të dalin në protestë dhe duke pretenduar se një reagim masiv mund të rrëzojë qeverinë brenda pak ditësh.

“I bëj thirrje rinisë, studentëve të dalin në protestë. Brenda tri ditësh e hedhin qeverinë në tokë”, deklaroi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.