AKTUALITET
Vota kokë më kokë! Zgjidhet me short anëtari i ri i KLGJ-së nga radhët e Gjykatës së Lartë

Pas numërimit të votave të kandidatëve të Gjykatës së Lartë, për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezultoi se të dy kandidatët në garë Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, kanë marrë numër të barabartë votash.
Të dy kandidatët morën nga 179 vota dhe për pasojë, në bazë të rregullores, u hodh shorti me gogla ku fitues rezultoi Sandër Simoni.
Pas kësaj gare, ka nisur numërimi i votave për dy shkallët e tjera të gjyqësorit. Për Apelin kanë garuar gjyqtarët Igerta Hysi e Apelit të Posaçëm dhe Fatri Islamaj i Apelit të Tiranës.
Për Gjykatën e Shkallës së Parë, prej nga ku do dalë një fitues për anëtar në KLGJ garuan gjyqtaret Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Pastroi miliona para në Shqipëri nga trafiku i drogës, gati ekstradimi i Eldi Dizdarit në Belgjikë

Tentoi të godiste Ramën me vezë në New York, aktivisti: Përfundova në qeli, presim rënien e qeverisë

KLGJ zgjedh 3 anëtarë të rinj, Apeli: Duam gjykata dinjitoze, nuk është luks

Konflikt me sende të forta në Elbasan, vihen në pranga 4 persona

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur

Ndryshime në qeveri/ Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia, emërohet zv.ministër i Brendshëm

“Më quajti lopë kur isha shtatzënë”/ Pas videos së dhunimit të shefit të Komisariatit të Krujës, shpërthejnë denoncimet në rrjet...





