Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
AKTUALITET

Priti 41 kg drogë nga Kanadaja, 46-vjeçari shqiptar hesht në gjykatë

P
Piranjat25 September 2026, 19:11 · 1 min lexim
Priti 41 kg drogë nga Kanadaja, 46-vjeçari shqiptar hesht në

46-vjeçari shqiptar, i mbrojtur nga avokati Gianluca Carlone, me banim në Chieti dhe i arrestuar në një hotel në Rimini, zgjodhi të mos përgjigjej gjatë marrjes në pyetje.

Burri, i konsideruar nga hetuesit si marrësi përfundimtar i një ngarkese të madhe me mbi 41 kilogramë marijuanë dhe hashash me origjinë nga Kanadaja, u paraqit para gjyqtarit për marrjen në pyetje të garancisë, por zgjodhi të heshtë.

46-vjeçari i shpëtoi operacionit të policisë italiane më 3 shtator, kur policia ndaloi furgonin me drogën e fshehur brenda një kompresori dhe arrestoi drejtuesin e mjetit, një sipërmarrës 39-vjeçar.

I dyshuari, i cili drejtonte një Fiat 500L që shërbente si automjet pararojë, arriti të largohej mes trafikut.

Megjithatë, hetimet e mëtejshme, bazuar në të dhënat e komunikimeve telefonike dhe ndjekjet e kryera nga skuadra e lëvizshme e policisë së Chietit, bënë të mundur lokalizimin e tij në Rimini.

46-vjeçari do të qëndrojë në burg, me vendim të gjyqtarit, i cili ka konstatuar ekzistencën e një rreziku konkret arratisjeje. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.