Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën
AKTUALITET

Mbushën qytetin e Bryzhit me kokainë, banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra

P
Piranjat13 October 2026, 10:07 · 2 min lexim
Mbushën qytetin e Bryzhit me kokainë, banda shqiptare rrezikon

Policia ra në gjurmët e bandës më 1 tetor 2022, kur dëshmoi një marrëveshje droge në rrugën Smedenstraat në Bryzh. Hetimet zbuluan se shqiptarët shisnin kokainë në sasi të mëdha nga një apartament.

Personi kryesor i grupit, Domeniko T. (36 vjeç), dyshohet se e kishte nisur veprimtarinë në vitin 2018 si shpërndarës droge në rrugë, por më pas ishte shndërruar në drejtuesin e bandës.

Kur ai ndodhej në Shqipëri, rolin e tij e merrte përsipër Egi S. (30 vjeç).

Në fillim të vitit 2023, banda dyshohet se shpërndante drogë me biçikleta përgjatë mureve rrethuese të Bryzhit, duke u furnizuar me lëndë narkotike 167 klientë.

Por më 3 prill 2023, Aldmir H. (34 vjeç) u kap nga policia me një sasi të vogël kokaine. Më pas, në apartament, hetuesit zbuluan 214 gramë pluhur të bardhë dhe 13.500 euro para të gatshme. Banda dyshohet se shiste çdo ditë 27 doza droge për përdoruesit.

Gjatë procesit në gjykatën e Bryzhit të hënën, prokurori Christophe Bergez kërkoi përkatësisht gjashtë dhe katër vjet burg për Domeniko T. dhe Egi S. Dy shpërndarësit, Aldmir H. dhe Edon B. (29 vjeç), rrezikojnë secili nga dy vjet burg. Bergez kërkoi gjithashtu konfiskimin e një shume totale prej 210.000 eurosh.

Banda e kishte marrë apartamentin me qira për 1.200 euro në muaj nga K.V. (55 vjeç), banor i Bryzhit. Një pjesë e parave të qirasë ia kalonte kushëririt të tij, R.V. (32 vjeç), i cili banonte gjithashtu në të njëjtën ndërtesë. Për të dy, prokurori kërkoi nga 12 muaj burg.

Shqiptarët nuk u paraqitën në gjyq. Ndërsa dy banorët e Bryzhit ishin të pranishëm.

“Ata e dinin se çfarë bëhej aty, por nuk kanë shitur kurrë vetë drogë”, deklaruan avokatët e tyre. Ata kërkuan që klientëve të tyre t’u jepej dënimi me punë në shërbim të komunitetit.

Vendimi i gjykatës pritet të shpallet më 9 nëntor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.