Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç! Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p... Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë
AKTUALITET

Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën

Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër ka shkaktuar reagime dhe kundërshtime, pasi vizitorët kanë zhvilluar një pelegrinazh në nderim të 156 ushtarëve serbë, duke i cilësuar ata si viktima të asaj që në historiografinë serbe njihet si “Golgota Shqiptare”

P
Piranjat24 November 2026, 13:31 · 4 min lexim
Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit

Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër ka shkaktuar reagime dhe kundërshtime, pasi vizitorët kanë zhvilluar një pelegrinazh në nderim të 156 ushtarëve serbë, duke i cilësuar ata si viktima të asaj që në historiografinë serbe njihet si “Golgota Shqiptare”.

Gjatë vizitës, grupi ka vendosur kurora me lule dhe ka mbajtur fjalime për vuajtjet e ushtarëve serbë gjatë tërheqjes së vitit 1915, kur ushtria serbe, pas pushtimit austro-hungarez, u tërhoq drejt Shqipërisë përmes maleve shqiptare.

Por ajo që ka nxitur reagime është mënyra sesi kjo ngjarje historike është paraqitur në tokën shqiptare, duke vënë në qendër vuajtjet e ushtrisë serbe, ndërkohë që historia e pranisë dhe veprimeve të forcave serbo-malazeze në trojet shqiptare përfshin edhe episode të dokumentuara dhune, pushtimi dhe masakrash ndaj popullsisë shqiptare.

Pelegrinazhi u drejtua nga historiani Jovan Milinkoviç, i cili gjatë fjalës së tij në Shkodër iu referua monumentit dhe pllakës përkujtimore, ku sipas tij figurojnë edhe emrat e ushtarëve serbë, rusë dhe italianë të varrosur në këtë hapësirë.

 “Gjithsesi, kjo është një nga gjurmët e rralla që kanë mbetur nga ajo Luftë e Parë Botërore […] të cilat shënojnë se ka pasur […] serbë të varrosur, të cilët kanë kaluar Shqipërinë, përkatësisht Bjeshkët e Nëmura dhe kanë ardhur në Shkodër”, deklaroi Milinkoviç.

Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit

Ai shtoi se ushtarët serbë nuk kanë mundur të vazhdojnë më tej dhe kanë ndërruar jetë në Shkodër, duke e paraqitur këtë monument si një nga dëshmitë e mbetura të kalimit të tyre në territorin shqiptar.

Pas pelegrinazhit, shoqata organizatore publikoi edhe një postim me titullin “Në gjurmët e Golgotës Shqiptare”, duke rikthyer në vëmendje një interpretim historik që në Shqipëri ngjall kundërshti, për shkak të përvojës së popullsisë shqiptare gjatë luftërave dhe pushtimeve të kohës.

Studiuesi dhe kleriku shqiptar Dom Nikë Ukgjini e ka kundërshtuar këtë vizitë, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe të papranueshme. Sipas tij, përdorimi i termit “Golgota Shqiptare” për të përshkruar vuajtjet e ushtrisë serbe është problematik, pasi në të njëjtën periudhë shqiptarët kanë përjetuar dhunë dhe vuajtje nga forcat serbo-malazeze.

Ukgjini ngre gjithashtu dyshime për pretendimin se 156 ushtarë serbë janë varrosur në varrezat katolike të Rrmajit. Sipas tij, këto varreza nuk ishin ndërtuar ende në kohën kur ndodhi tërheqja e ushtrisë serbe më 1915, ndaj ai kundërshton lidhjen e tyre me varrimet e pretenduara.

Studiuesi kërkon që varrezat katolike të Shkodrës të mbrohen nga hyrjet e personave të paautorizuar dhe u bën thirrje institucioneve shqiptare të reagojnë ndaj vizitave të tilla, duke kërkuar sqarimin e rrethanave historike dhe të statusit të monumentit.

Monumenti përkujtimor lidhet me gjeneralin austro-hungarez Eduard Kreuzig dhe kujtesën e Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, pretendimet për identitetin dhe vendvarrimin e ushtarëve të përkujtuar, si dhe interpretimi i vizitës nga organizatorët, mbeten çështje që kërkojnë verifikim historik dhe institucional.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.