“Mesazhi” me tritol në pikën e karburantit, identifikohet autori

Policia ka identifikuar autorin e kërcënimit me eksploziv ndaj një biznesi në Peshkopi, ngjarje që alarmoi zonën pranë spitalit. Bëhet fjalë për Zija Shulkën, i cili dyshohet se i ka dërguar pronarit të një karburanti një pako me një mesazh kërcënues, duke i kërkuar 50 milionë lekë.
Kërkesa shoqërohej me paralajmërimin se, nëse shuma nuk paguhej brenda dy orësh, biznesi do të hidhej në erë.
Pakoja ishte lënë në një kuti picash, brenda së cilës, përveç letrës me kërkesën për para, ndodhej edhe një material i dyshuar si lëndë shpërthyese. Ngjarja u sinjalizua në polici, duke sjellë menjëherë izolimin e zonës dhe marrjen e masave të sigurisë. Për disa orë, policia mbajti të rrethuar perimetrin pranë karburantit, ndërsa në vendngjarje u angazhuan edhe specialistë të çminimit dhe neutralizimit të lëndëve shpërthyese.
Hetuesit nisën verifikimet për të zbuluar se kush qëndronte pas kërcënimit. Pamjet e kamerave të sigurisë, të ndërthurura me veprime të tjera hetimore, kanë çuar në identifikimin e Zija Shulkut si personi i dyshuar për ngjarjen.
Tashmë hetimi vijon për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes, mënyrën e sigurimit dhe vendosjes së materialit të dyshuar shpërthyes, si dhe motivin që qëndron pas kërkesës për 50 milionë lekë.
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK i sekuestroi telefonin/ Çfarë thoshte pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve

U kapën me mbi 2 kg kokainë, pranga dy shqiptarëve. Më herët u arrestua edhe “shefi”!

Qytetarët në protestë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

EMRI/ Pjesë e anijes turke që u sulmua nga Ukraina, kush është inxhinieri shqiptar i zhdukur

"Duam 50 milionë lekë”/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi, pronarit iu dërgua kërkesa me një kuti picash

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin/ Producenti Petri Bozo kërkoi ndryshimin e masës, gjykata rrëzon kërkesën

Vatër zjarri në malin e Manatisë në Lezhë, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Aksident në Bypassin e Fierit, makina përfundon në kanal, plagoset shoferi





