Denoncimi: Fqinji na ka bllokuar rrugën për te toka! Prej 17 vitesh jemi në konflikt pa zgjidhje

Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vitesh nuk ka mundësi të kalojë drejt tokës që pretendon se e ka të pajisur me certifikatë pronësie. Në denoncimin e saj për Piranjat news, qytetarja shprehet se rruga shtetërore, me një gjerësi prej rreth 6 metrash është bllokuar nga një i afërm i bashkëshortit, duke e bërë të pamundur aksesin në pronë.
Sipas qytetares, në zonën e rrugës kryesore është vendosur gjithashtu një ndërtesë, për të cilën ajo pretendon se nuk disponon dokumentacion të rregullt. Ajo thotë se që prej vitit 2009 familja nuk ka mundur të shkojë në tokën e saj.
“Tokën e kemi me certifikatë pronësie dhe i kemi letrat në rregull. Kam kërkuar ndihmë edhe në Bashkinë Mirditë, por problemi nuk është zgjidhur”, shprehet ajo në denoncimin për Piranjat news.
Qytetarja kërkon ndërhyrjen e institucioneve për verifikimin e dokumentacionit të pronësisë, statusit të rrugës dhe situatës së ndërtimit, si dhe për rikthimin e aksesit në pronën e saj./piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

Zvarritja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ngre shqetësim tek trupa e prokurorëve

Arrestimi i këngëtarit fierak, Erind Xhaferi u procedua dy vite më parë për ngacmim s*ksual

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Përhapet murtaja e bagëtive në Vlorë, asgjësohen 700 krerë




