U kapën me mbi 2 kg kokainë, pranga dy shqiptarëve. Më herët u arrestua edhe “shefi”!

Guardia di Finanza ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, banues në zonën e Burgraviatos, të akuzuar për trafikim dhe shpërndarje droge. Arrestimet u kryen me urdhër të gjyqtarit të hetimeve paraprake (GIP) të Gjykatës së Bolzanos, pas një hetimi të nisur në prill të vitit 2025.
Hetimi kishte çuar, në dy faza të ndryshme, në sekuestrimin e më shumë se 2 kilogramëve kokainë, si dhe në arrestimin e një shtetasi serb dhe një tjetër shqiptari, ky i fundit i konsideruar si kreu i grupit kriminal.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se aktiviteti i paligjshëm kishte vijuar edhe përmes përdorimit të tre garazheve, të ndodhura në zona të ndryshme të Meranos, ku droga ruhej dhe ndahej në doza. Në orët e fundit, siç u bë e ditur, u arrestuan edhe dy shtetasit shqiptarë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qytetarët në protestë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

EMRI/ Pjesë e anijes turke që u sulmua nga Ukraina, kush është inxhinieri shqiptar i zhdukur

"Duam 50 milionë lekë”/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi, pronarit iu dërgua kërkesa me një kuti picash

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin/ Producenti Petri Bozo kërkoi ndryshimin e masës, gjykata rrëzon kërkesën

Vatër zjarri në malin e Manatisë në Lezhë, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Aksident në Bypassin e Fierit, makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Denoncimi: Fqinji na ka bllokuar rrugën për te toka! Prej 17 vitesh jemi në konflikt pa zgjidhje

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës





