Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
AKTUALITET

Misteri i zhdukjes së Inez Hajrullës, flet babai: S’kemi kontakt prej dy ditësh, policia nis verifikime

P
Piranjat10 October 2026, 13:10 · 2 min lexim
Misteri i zhdukjes së Inez Hajrullës, flet babai: S’kemi kontakt

Pas disa të dhënave që kanë ngritur dyshime rreth fatit të të shumëkërkuarit Inez Hajrulla, Policia e Vlorës ka marrë kontakt me babain e tij, Robert Hajrulla.

Ky i fundit i ka deklaruar policisë se nuk ka pasur kontakt me të birin gjatë dy ditëve të fundit. Megjithatë, duke qenë se Inez Hajrulla është në kërkim ndërkombëtar, babai i tij ka shpjeguar se ndodh që ai të mos e kontaktojë çdo ditë.

Sipas Robert Hajrullës, ai beson se i biri ndodhet jashtë vendit. Ai ka bërë të ditur se do t’i drejtohet policisë për të raportuar humbjen e kontakteve vetëm nëse kalojnë 72 orë pa marrë një telefonatë apo ndonjë sinjalizim tjetër nga Inez Hajrulla se është mirë.

Misteri rreth fatit të të shumëkërkuarit nisi pasi miqtë e tij të afërt humbën kontaktet me të.

Sipas tyre, Hajrulla ndodhej në Tiranë dhe dyshohet se është marrë nga persona të veshur me jelekë të ngjashëm me ata të BKH-së. Megjithatë, pasi tentuan të mësonin se në cilin komisariat ishte dërguar, ata morën përgjigjen se ai nuk ishte arrestuar. Kjo situatë bëri që miqtë e tij të alarmoheshin për fatin e tij

A bëhet fjalë për një rrëmbim nga kundërshtarët e tij apo për një skenar të mundshëm nga vetë Inez Hajrulla për të qëndruar larg policisë? Kjo mbetet e paqartë, ndërsa Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Inez Hajrulla është në kërkim me urdhër të SPAK-ut për vrasje dhe grup kriminal. Ai mori drejtimin e grupit kriminal në vitin 2018, pas vrasjes së shefit të tij, Edison Harizaj, i njohur si Edison Faqedjeguri.

Hajrulla është përfshirë në përplasje të forta me disa grupe kriminale në Vlorë, ndërsa disa aksione të zhvilluara për kapjen e tij kanë dështuar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.