E kanosi për dy vite për t’i marrë para, në pranga 41-vjeçari nga Vlora

Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një të moshuar 73-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume parash.
Sipas Policisë, hetimet nisën pas kallëzimit të të moshuarit, i cili pretendonte se ishte kërcënuar për t’i dhënë para nga i dyshuari.
Nga hetimet e kryera me metoda speciale, dyshohet se 41-vjeçari, me precedent penal për krime kundër personit, e kishte kanosur të moshuarin që prej vitit 2024. Shkak për kërkesën për para dyshohet të ketë qenë një borxh që 41-vjeçari pretendonte se ia kishte djali i 73-vjeçarit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, shtetasit me inicialet I. Sh.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Lexo edhe
AKTUALITET
3 raste të tentativës për mitëdhënie ndaj Policisë Rrugore në Durrës, procedohen 3 shoferë

EMRAT/ U kapën me 36 kg drogë në Greqi, identifikohen shqiptarët

Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Reshje me vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 10 tetor 2026

Dosja italiane e call centerave, vë nën hetim Artan Gaçin dhe biznesmenin

EMRI/ Mashtrimi i 39-vjeçarit shqiptar me një “thes” me para detyron Ministrinë e Brendshme britanike të ashpërsojë masat për azilin...

“Telefoni i Agasit ishte ‘i pastruar’! Ja si u zbërthye”/ Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!...

E dhunuan dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, motra e Renis Dobrës rrëqeth me fjalët





