Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim!

P
Piranjat30 September 2026, 16:24 · 2 min lexim
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ SPAK s’do t’i

Prokurorët e SPAK nuk do të mund të hetojnë më kolegët e tyre apo gjyqtarët e GJKKO për çdo vepër penale, nëse drafti i ri i ndryshimeve në Kodin e Procedurave Penale do të miratohet.

Në fund të nenit 75/a të Kodit aktual që përcakton të gjitha kompetencat e GJKKO, rrjedhimisht edhe të SPAK, shtohet një paragraf i ri që sanksionon se në Gjykatën e Posaçme mund të gjykohen prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO vetëm për veprat penale që kanë të bëjnë me terrorizmin apo bandat e armatosura, korrupsionin në çdo fushë, përfitimin e paligjshëm apo mosdeklarimin e pasurisë, si dhe çdo vepër që lidhet me krimin e organizuar.

“GJKKO nuk është kompetente për të gjykuar akuzat ndaj gjyqtarit të GJKKO ose prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, kur ato lidhen me veprat e ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të këtij neni.

Këto raste janë në kompetencë të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, dhe gjejnë zbatim rregullat e këtij Kodi mbi kompetencën tokësore”, thuhet në paragrafin që propozohet të shtohet në Kodin e Procedurës Penale.

Në të gjitha rastet e tjera gjyqtarët e GJKKO dhe prokurorët e SPAK do të hetohen nga prokuroritë e zakonshme dhe do të gjykohen në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ SPAK s’do t’i

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.