Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!
AKTUALITET

Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurorë, drejtues policie dhe 'Bad Boys'

P
Piranjat30 September 2026, 15:48 · 3 min lexim
Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH,

Pas kapjes së Ergys Agasit në zonën e “Plepave” në Durrës, këtij të fundit oficerët e policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar një aparat telefonik “Iphone 17”. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se ky mjet elektronik është kthyer shumë shpejt në një “magazinë” informacioni për SPAK, pasi telefoni që i është kapur Agasit, nuk ishte i pajisur me asnjë kod sigurie.

Kjo ka bërë që brenda një kohe të shkurtër, oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, të realizojnë këqyrjen e lirë të aparatit të telefonit, e për pasojë vijimin me procedurën e arrestimit të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë përgjegjës sektori në policinë Shkencore, Fatjon Kalluçit si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani. Ndërsa dy telefonat e tjerë “Iphone 17” të kapur personit tjetër në makinë, Uljan Shpatarakut, kanë qenë të pajisur me kode sigurie dhe ende nuk janë hapur nga ana e ekspertëve kibernetikë të prokurorisë së posaçme.

Siç mësohet nga burime të sigurta brenda SPAK, në telefonin e Agasit nuk janë gjetur vetëm biseda me drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, por dhe dhjetëra biseda me personazhe mjaft të njohur të botës së krimit që janë shpallur në kërkim nga SPAK, në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë, Fushë-Krujë.

Nga këqyrja e bisedave telefonike, Agasit i janë gjetur dhe biseda të ndryshme për Drejtorë Policie, dhe për prokurorë të SPAK. Një pjesë të madhe të bisedave Agasi, i kishte ruajtur qëllimisht në telefon për arsye ende të paqarta. Shumë nga çunat që konsiderohen në Shqipëri si “Bad Boys” dhe që drejtojnë grupe kriminale, Agasi, shprehet në bisedat e veta me persona të tjerë se: “…ata janë çunat e tij dhe nën kontrollin e tij…”.

Por ky telefon nuk ka qenë i vetëm që i është kapur Agasit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, janë kapur dhe 3 aparate të tjerë telefonikë, duke bërë që në total të shkojë numri në 4 celularë të sekuestruar Ergys Agasit. Tashmë i gjithë hetimi i SPAK, është përqendruar pikërisht në këto 4 aparate telefonike, duke çuar në zbulimin e një “thesari” informacioni që ka në dorë SPAK, nga ku u çua drejt arrestit në shtëpi, drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, u kontrollua banesa e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe po pyeten disa drejtues të lartë policie.

Deri në këtë fazë ku ndodhet dosja penale, numri i personave nën hetim është rritur, duke filluar nga Ergys Agasi, Daniel Shima, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni, Mirlinda Karçanaj, Gëzim Hoxha, Andis Papa, Elison Jorxhi, Hava Delibashi, Emirton Suli, Embro Sulejmani, Fatjon Kalluçi etj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.