Video intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet

Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjet. Burime pranë drejtorisë së policisë bëjnë me dije se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kryer verifikime për përmbajtjen e materialeve, por edhe për burimin nga i cili videot janë publikuar dhe më pas janë shpërndarë në internet.
Nga verifikimet e kryera nuk është çelur hetim, pasi në materialet e publikuara nuk janë konstatuar elemente që lidhen me dhunën apo përfshirjen e personave të mitur. Një tjetër element i rëndësishëm në këto veprime paraprake është fakti se deri më tani asnjë prej personave të përfshirë nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim në lidhje me publikimin apo shpërndarjen e materialeve.
Për këtë arsye, aktualisht nuk ka një procedim të regjistruar për rastin.
Videot me përmbajtje sekesuale në qendër të të cilave janë disa personazhe të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, nisën të qarkullojnë prej ditës së djeshme në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme online, duke u shpërndarë me shpejtësi.
Lexo edhe
AKTUALITET
FOTO/ Ky është 28-vjeçari që shiste drogë nëpër shkollat e Tiranës, vijojnë kërkimet për 13 të tjerë

Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurorë, drejtues policie dhe 'Bad Boys'

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Shpërthimi në pikën e karburantit në Sarandë, reagon Inspektorati Teknik: Objekti ishte jashtë funksionit prej tre muajsh

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

Harresë pas shirave, Labova e Madhe pa rrugë dhe me banesa që rrezikojnë

Dhimbje në funeralin e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi! Humbi jetën pas përplasjes në ndeshje futbolli, autoritetet vijojnë hetimet





