Shpërthimi në pikën e karburantit në Sarandë, reagon Inspektorati Teknik: Objekti ishte jashtë funksionit prej tre muajsh

Një shpërthim ndodhi ditën e djeshme në pikën e karburantit “AN Oil”, në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Si pasojë e kësaj u plagosën dy punonjës, të cilët u transportuan në urgjencën e spitalit të Sarandës. Karburanti ka qenë i mbyllur për një periudhë tre mujore, ndërsa punonjësit po përgatitnin ambientin për ta bërë funksional.
Punëtorët e mirëmbajtjes së karburantit, Fatmir Pema 39 vjeç dhe Florian Bica 27-vjeç, kanë qenë duke punuar me një mjet prerës, troko, dhe nga shkëndijat dyshohet të jetë shkaktuar shpërthimi. Si pasojë e shpërthimit, Fatmir Pema ka pësuar djegie në trup, ndërsa Florian Bica është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), i cili bëri të ditur se pika kishte qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje. Sipas verifikimeve paraprake të inspektorëve, në momentin e shpërthimit në objekt nuk kishte depozita gazi apo karburanti.
ISHTI bëri me dije se po vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në bashkëpunim me strukturat përkatëse. Kjo me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Institucioni bëri me dije se, në këtë fazë të verifikimeve, nuk rezulton përgjegjësi që mund t’i atribuohet atij për shpërthimin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

Harresë pas shirave, Labova e Madhe pa rrugë dhe me banesa që rrezikojnë

Dhimbje në funeralin e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi! Humbi jetën pas përplasjes në ndeshje futbolli, autoritetet vijojnë hetimet

Skandali me Vjosa Hysenin/ Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH

Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë

Iu kapën 1.1 kg kanabis gati për shitje, armë dhe para, në kërkim 40-vjeçari

Plas sherri në burgun grek/ Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve





