Ron Yeffet, një personazh kontravers, i dëbuar edhe nga vendet afrikane me dyshimet për përfshirje në afera korruptive, i akuzur në SHBA për mashtrim e zhvatje, gjen në Shqipëri parajsën.
Jo vetëm financiare për pasurimin e tij në periudhën e tretë të jetës, por të vendos edhe të gjithë shtetin në dispozicion të “punëve të këqija”.
Për trafikun e armëve, do të flasim në një moment tjetër, por sot do t’ju tregojmë se brenda 10 muajve, në llogari të kompanisë Timak Defence, ku Ron Yeffet dhe Arjeta Puca kanë 80 % të aksioneve e rrjedhimisht edhe 80 % të fitimit, Edi Rama ka disbursuar 32 milionë euro.
Audiopërgjimi i publikuar nga Arben Ahmetaj, na vërtetoi hipotezën e ngritur nga Plug që në krye të herës, pasurimin e miqve të Kryeministrit Edi Rama. Ky është qëllimi kryesor i Ron Yeffet.
Pas ligjeve dhe VKM-ve të posaçme, Edi Rama hapi thesin për mikun e tij, duke i dhënë në vetëm 10 muaj 32 milionë euro. Që në momentin e parë që Ron yeffet u bë pjesë e Timak shpk dhe aksionerë në Timak Defence, kjo kompani ka marrë ka marrë 1 miliardë lekë pagesa nga thesari i buxhetit të shtetit, apo rreth 10 milionë euro.
Konkretisht, Timak Difence ka marrë një pagesë në datën 29 tetor 2025 nga Reparti Ushtarak Nr.3001, me përshkrim ndertim i sistemit anti dron C-UAS…. vlera e pagesës ka qenë rreth 608 milion lekë apo më shumë se 6.2 milionë euro.
Pesë ditë më pas, në datën 4 nëntor 2025, Reparti ushtarak Nr. 4300, kryen një pagesë me vlerë 440 milion lekë, apo rreth 4.8 milionë euro, me përshkrim: blerje automjete taktike transporti te lehte vendim 2 dt 26.9.2025.
Pra, shuma e raportuar në bilance nga kompania Timak Defence, prej rreth 10 milion eurosh për vitin 2025, është vlera e parave që buxheti i shtetit i ka transferuar kësaj kompanie vetëm pak javë pasi ishte themeluar. Dhe ashtu siç raportohet, paratë janë përdorur për të blerë makinat Toyota, Land Rover apo MAN, të cilat janë rilyer te kapanoni i kompanisë Timak Difence për ushtrinë shqiptare.
Por, pagesat nga thesari kanë vijuar me gati dyfishin e vlerës së vitit 2025 edhe gjatë vitit aktual. Deri në muajin gusht të këtij viti, kjo kompani ka marrë edhe 1.9 miliardë lekë të tjera nga buxheti i shtetit.
Më 27 prill 2026, Reparti ushtarak 3001, bën një tjetër pagesë me vlerë 506 milion lekë apo rreth 5.2 milionë euro, për sistemin antidron C-UAS. Në total për sistemin antidron, qeveria shqiptare ka paguar deri më tani më shumë se 11 milionë euro, por dronët që sipas kryeministrit do të mbrojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë gjatë samitit të NATO-s në Tiranë, ende nuk dihet se kur do të prodhohen.
Më 25 qershor 2026, reparti ushtarak 3001, ka kryer edhe një tjetër pagesë me vlerë 1 miliardë lekë, apo rreth 11 milionë euro, me përshkrim shpenzime për mjete dhe pajisje të tjera teknike, kontrata në vazhdim.
Në 11 gusht 2026 reparti ushtarak 4300 ka kryer edhe një pagesë prej 331 milion lekësh, apo rreth 3.4 milionë eurosh, për blerje automjete teknike transporti. Dy pagesat e tjera me vlera përkatësisht 11 milion dhe 8.6 milion lekë kanë ardhur nga institucione jashtë ushtrisë. Në tota. Në më pak se një vit, shteti shqiptar ka paguar për kopaninë Timak Difence 2.9 miliardë lekë apo rreth 32 milionë euro pa tender.
Nga këto, vetëm reparti ushtarak 3001 Tiranë ka paguar rreth 2.1 miliardë lekë, apo më shumë se 22 milionë euro, ndërsa pagesa e dytë e madhe është nga reparti 4300 prej 771 milion lekësh apo rreth 7.9 milion eurosh.
Pra Ron Yeffet, erdhi me duar në xhepa në Shqipëri por me ide të qarta dhe vetëm në 10 muaj arriti të pasurohet, si pjesë e një biznesi të cilit Edi Rama i dha 32 milionë euro. Në emisionet e ardhshme do të ndalemi gjerësisht në kompanitë e tjera të Ron Yeffet dhe projekteve për kapjen e çdo sektori jetik në Shqipëri. Por sot do të mbetemi tek aktiviteti i Timak Defence ndërsa për aktivitetin e kompanisë tjetër të Ron Yeffet, Advances Arm Tecnology, do të ndalemi gjerësisht në emisionin e radhës, për të kuptuar nëse Shqipëria po bënë tregëti apo trafik armësh në zonat në konflikt siç deklaroi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi….
Shqiptarët konsumojnë çdo ditë gjellën e propagandës së Edi Ramës, për dronë që do të ruajn Donald Trump, apo për rivitalizim të ushtrisë shqiptare, ku shumë prej të moshuarve u rikthen në vëmendje armatimet e dikurshme. Por të gjitha këto janë vetëm propaganda dhe lavazhi i trurit, se ajo që po ndodh në të vërtetë është pasurimi i Ron Yeffet për llogari të Edi Ramës.
32 milionë euro janë vetëm maja e ajsbergut, pasi në kuadër të “punëve të këqija” miku izraelit i Ramës ka zgjeruar rrjetin me shumë biznese të tjera, për të cilat do të ndalemi gjerësisht në emisionin e ardhshëm. Por një apel vlen për shqiptarët që çdo ditë dalin në shesh siç dhe për institucionet e drejtësisë, të veprojnë e të ndalin këtë hemoragji qindra-miliona euro, sa nuk është vonë!
Të ndalin vjedhjen nga xhepat tyre, nëse nuk duan që kurrizit të fëmijëve, tu shtojnë një listë të gjatë borxhesh që duhet ta shlyejn me varfërimin e tyre për shkak të vjedhjes së pasurisë kombëtare!/ PLUG
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor22:27
Dibër/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 7 të plagosurit drejt Traumës
Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur "Shkolla e Dovolanit" në aksin Peshkopi - Maqellarë.
Ngjarja ka ndodhur në orën...
AKTUALITET
7 Tetor22:22
Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar
Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët.
Zjarri i ...
AKTUALITET
7 Tetor22:14
Protesta te Kryeministria/ Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina
Policia ka arrestuar aktivistin, Edison Lika pasi ka goditur me vezë makinën që ka dalë nga godina e Kryeministrisë.
Protestuesit u ve...
AKTUALITET
7 Tetor21:48
EMRI/ U mor përpara nga një automjet, kush është 18-vjeçari që ndërroi jetë në Korçë
Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një 'Benz' në afërsi të fshatit Bulgarec të Kor&ccedi...
AKTUALITET
7 Tetor21:43
Gruaja më e vjetër në Shqipëri, 117-vjeçares i dhjetëfishohet pensioni
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për një shtesë pensioni për personin më...
AKTUALITET
7 Tetor21:05
Prangat për Llukën dhe vendimi i Apelit/ Si po bie skema që nxori Pacollin nga Aeroporti i Vlorës
Arrestimi në Kosovë i Valon Llukës dhe vendimi i gjykatës së Apelit në Tiranë që rrëzoi një vendim të m&e...
AKTUALITET
7 Tetor20:58
E rëndë në Kurbin/ Babai përplas për vdekje vajzën e mitur
Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një ...
AKTUALITET
7 Tetor20:39
Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë
Artan Hoxha ka folur për punën SPAK teksa u shpreh se pritshmëritë ndaj institucionit për goditjen e korrupsionit në nivelet e lar...
AKTUALITET
7 Tetor20:21
Një vit nga vrasja e Astrit Kalajës/ Magjistratët: Siguria ka mbetur në vend, mos prisni të humbasim një tjetër për të vepruar!
Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ngrenë alar...
AKTUALITET
7 Tetor20:08
EMRI/ I riu shqiptar akuzohet për tre përdhun*me dhe një grabitje
Adrion Muja, 23 vjeç, shtetas shqiptar me banim në Waterloo Road, në Londër, është akuzuar për tre vepra përdhunimi dh...