Aksident tragjik me motor/ Humb jetën ish-banori i BBVIP Kosova
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...
Protestuesit e mbledhur në ditën e 95-të të aksionit qytetar kanë lënë hapësirën e sheshit para kryeministrisë...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “PiranjatNews” nga banorë të një lagjeje në Vlorë, të cil...
Gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 95-të të protestës, një nga aktivistët ka bërë një deklarat&...
Sot shënohet dita e 95 e protestës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit ...
Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas info...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem të Shkodrës. Një automjet me drejtues një 50-vje...
Një tjetër kapitull mbyllet për Antonio Rudiger. Mbrojtësi i Real Madridit ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja gjermane,...
(Nga sekuestrimi i celularit te kontrolli i jetës digjitale. Standardi që po ndërton Gjykata Kushtetuese)
Deri me sot vite procedura penale e ka trajtuar telefonin celular me logjikën tradicionale të provës materiale. Nëse gjatë një kontrolli gjendet një send që mund të kete lidhje me veprën penale, ai sekuestrohet dhe vihet në dispozicion të hetimit.
Por smartphone nuk është më thjesht një send.
Brenda tij mund të ndodhen vite komunikimesh, fotografi, dokumente, kontakte, të dhëna financiare, shëndetësore e profesionale, vendndodhje, histori kërkimesh dhe marrëdhënie me qindra persona që nuk kanë asnjë lidhje me një procedim penal. Telefoni është kthyer në një arkiv digjital të jetës së individit.
Pikërisht këtë ndryshim teknologjik po e përkthen gradualisht në standard juridik Gjykata Kushtetuese.
Vendimi nr. 78, datë 29 qershor 2026, i shpallur më 1 shtator, përbën një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Gjykata pranoi pjesërisht ankimin e VV, shfuqizoi vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim (paragrafët 51–54).
Çështja, në dukje, eshte e thjeshtë, sipas një praktike të SPAK, të formalizuar më pas nga GJKKO.
Prokuroria kishte marrë autorizim gjyqësor për kontrollin personal të 12 personave. VV nuk ishte njëri prej tyre. Ishte autorizuar ndërkohë kontrolli i mjediseve të kompanisë ku ai ishte administrator. Kur policia gjyqësore shkoi për kontrollin e mjedisever, ai ndodhej aty. U kontrollua personalisht dhe iu sekuestrua telefoni celular (paragrafët 41–42).
Gjykatat e zakonshme e konsideruan këtë gje të ligjshme duke iu referuar nenit 205 të Kodit të Procedurës Penale, i cili lejon, gjatë kontrollit të vendeve, kontrollin e personave të pranishëm kur organi procedues çmon se ata mund të fshehin prova materiale ose sende që i përkasin veprës penale (paragrafët 43–45).
Gjykata Kushtetuese nuk thotë se kjo mundësi nuk ekziston. Ajo thotë diçka më të rëndësishme. Prania e personit në mjedis nuk mjafton.
Gjykatat duhet të verifikojnë dhe individualizojnë rrethanat konkrete mbi bazën e të cilave është krijuar dyshimi se pikërisht ai person mund të fshehë prova. Në rastin konkret, as prania e VV në mjedis dhe as cilësia e tij si administrator nuk ishin analizuar për të shpjeguar se si krijonin dyshimin e kërkuar nga ligji. Madje ai nuk kishte as cilësinë e personit nën hetim, rrethanë që, sipas Kushtetueses, e përforconte nevojën për individualizimin e arsyeve të ndërhyrjes (paragrafi 47).
Ky është një standard i rëndësishëm kundër kontrolleve të përgjithshme. Por pjesa më interesante e vendimit fillon pasi telefoni është sekuestruar.
Të marrësh telefonin nuk do të thotë të marrësh jetën digjitale.
Gjykata bën një ndarje juridike që duhet të ndryshojë mënyrën se si trajtohet prova elektronike.
Sekuestrimi fizik i telefonit smartphone dhe aksesimi i përmbajtjes së tij janë ndërhyrje të lidhura, por të dallueshme. Kur telefoni sekuestrohet për të zbuluar të dhënat e ruajtura në të, nuk kemi më thjesht sekuestrimin e një sendi fizik, por edhe ndërhyrje në të dhënat personale dhe korrespondencën e individit (paragrafi 32).
Kjo do të thotë se telefoni mund të jetë sekuestruar ligjërisht, por prej këtij veprimi nuk buron automatikisht e drejta e organit hetimor për të eksploruar pa kufi gjithçka që ndodhet brenda tij.
Gjykata shkon edhe më tej dhe bën një dallim thelbësor ndërmjet dy kategorive veprimesh.
Njera anë eshte nxjerrja, kopjimi dhe ruajtja e të dhënave, si veprime teknike për sigurimin e provës. Ana tjetër eshte kërkimi, analiza, përzgjedhja dhe marrja e të dhënave me rëndësi për hetimin, të cilat janë veprime me natyrë hetimore (paragrafët 32–33).
Dallimi është thelbësor.
Në epokën digjitale mund të jetë teknikisht e nevojshme të krijohet një kopje e pajisjes për të siguruar integritetin e provës. Por krijimi i kësaj kopjeje nuk mund të shndërrohet në një autorizim të heshtur për të kërkuar pafundësisht brenda saj.
Për veprimet e kategorisë së dytë — kërkimin, analizën, përzgjedhjen dhe marrjen e informacionit — Gjykata Kushtetuese vendos një standard të fortë. Për shkak të intensitetit më të lartë të ndërhyrjes në jetën private, ato duhet, në parim, të autorizohen paraprakisht me një vendim gjyqësor të arsyetuar, i cili përcakton objektin, mënyrën dhe kufijtë e zbatimit të masës (paragrafi 33).
Edhe urgjenca ka kufij. Ajo mund të justifikojë sekuestrimin e pajisjes dhe sigurimin e përkohshëm të të dhënave, por nuk u jep organeve proceduese të drejtën për t’i kërkuar, analizuar, përzgjedhur dhe marrë ato pa autorizimin gjyqësor të nevojshëm (paragrafi 33).
Nga “fishing expedition” te kërkimi i kufizuar. Këtu ndryshon filozofia e hetimit digjital.
Pyetja nuk është më vetëm nese eshte sekuestruar ligjërisht telefoni?
Duhet pyetur edhe: Çfarë kërkohet brenda tij? Për cilën periudhë? Për cilët persona apo komunikime? A është ndërhyrja e domosdoshme? A mund të arrihet i njëjti qëllim me një masë më pak kufizuese? Dhe çfarë ndodh me informacionin privat që nuk ka asnjë lidhje me hetimin?
Gjykata Kushtetuese kërkon kufizimin objektiv, material dhe kohor të kërkimit, minimizimin e përpunimit dhe ndarjen e të dhënave me rëndësi për hetimin nga ato që nuk lidhen me të (paragrafi 33).
Në rastin ne fjale ajo konstaton se gjykatat nuk kishin analizuar mjaftueshëm domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e ndërhyrjes, nëse qëllimi mund të arrihej me një masë tjetër më pak kufizuese dhe nëse kishte garanci kundër kërkimit ose përpunimit të pakufizuar të të dhënave (paragrafi 49).
Kjo është në thelb pengesa juridike ndaj asaj që quhet fishing expedition. Merret një univers informacioni dhe pastaj kërkohet brenda tij për të parë se çfarë mund të gjendet.
Një doktrinë shqiptare e provës digjitale
Vendimi nr. 78/2026 nuk vjen nga hiçi. Ai mbështetet në vendimin nr. 44/2025 të Gjykatës Kushtetuese dhe zhvillon standardet e formuluara aty për mbrojtjen e të dhënave elektronike, korrespondencës dhe dallimin ndërmjet sekuestrimit të pajisjes dhe aksesimit të përmbajtjes së saj (paragrafët 30–33).
Nga këto vendime po formohet gradualisht një parim shumë më i rëndësishëm sesa fati i një telefoni apo i një procedimi penal.
Shteti mund të ketë të drejtë të sekuestrojë pajisjen tende, pa pasur domosdoshmërisht të drejtë të kontrollojë pa kufi jetën digjitale te shtetasve.
Nëse sekuestrimi dhe kontrolli i plotë i pajisjeve elektronike është kthyer në praktikë hetimore, vendimet nr. 44/2025 dhe nr. 78/2026 tregojnë se kësaj praktike po i vendosen tashmë kufij kushtetues.
Në një smartphone, kufiri ndërmjet provës dhe jetës private nuk përcaktohet më nga kapaku i pajisjes.
Ai duhet të përcaktohet nga ligji, nga domosdoshmëria e proporcionaliteti i hetimit dhe, mbi të gjitha, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.
Ky është ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm që teknologjia po i imponon sot procedurës penale.
“Zhvilluam një bisedë prej gati gjysmë ore në telefon. ‘Nuk të shoh në atë vend ty, nuk duhet të mërzit...
A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e "Rilindjes“? Ata mbase as që i shohin protestat e rinisë...
Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që Edi Rama shp...
Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që ç...
Nga Ben Blushi Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se shtetet që nuk prodhojnë dot ilace dhe anije nuk do egzistojnë, duhet t&rsq...
Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise.Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit ...
Nga Silvana Shametaj Ruli Përpara se të diskutojmë për një argument, duhet të përcaktojmë konceptin, na mëson filo...
Nga Lutfi Dervishi BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri...
Nga Lutfi Dervishi Doli shkresa, iku besa. Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish. Ironia është se Besa lindi si institucion në ...
Nga Ermal Mulosmani Në fjalimin e sotëm të zotit Rama, kishte mjaft momente që lanë mbresë te shqiptarët. Disa u mor&...