“Po na digjet Shqipëria, reagoni!”/ Profesori Lush Susaj apel qytetarëve: Bashkohuni me ne

Profesori Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër qeverisë dhe të dalin në “sheshet e lirisë”, ndërsa lëshoi akuza të forta ndaj klasës politike dhe mënyrës se si është qeverisur vendi gjatë dekadave të fundit.
Teksa ka folur para qytetarëve në protestën e 116-të, Susaj e cilësoi situatën në Shqipëri si të rëndë dhe theksoi se qytetarët po përballen me presion për të mos marrë pjesë në protesta.
Profesori u ndal gjithashtu te arsimi, duke kërkuar ndryshimin e sistemit dhe rikthimin e vëmendjes te shkollat dhe universitetet. Sipas tij, vendi ka nevojë për një sistem arsimor europian që përgatit profesionistë dhe jo, siç u shpreh ai, “diploma pa vlerë”.
Gjithashtu, Susaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër “sistemit autokratik të partive”, pasi sipas tij, ky sistem ka dëmtuar Shqipërinë gjatë 36 viteve të fundit.
Profesori bëri apel për bashkim kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe përçarjes, duke e mbyllur fjalën me mesazhin: “Rroftë Shqipëria, rroftë BE dhe SHBA”.
“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me këtë protestë. Sot Shqipëria ndodhet në gjendje të rëndë. Më gjeni një vend ku ujërat merren, ku bregdeti merret dhe prapë nuk reagoni? Unë e di se ka shumë presion që të mos dilet në protestë. Shqipëria është kredhur në terror. Dilni në sheshet e lirisë, se nuk vdes kush për bukë, fitojeni atë bukë me dinjitet.
Të dalin të gjithë në sheshet e lirisë dhe të kërkojnë sistemin arsimor europian. T’ia kthejmë Shqipërisë shkollat e universitetet, që të përgatisim qytetarët dhe profesionistët.
Dilni në sheshet e lirisë dhe përmbyseni sistemin autokratik të partive, që kanë masakruar Shqipërinë në 36 vjet. Po na digjet Shqipëria, ku jemi aksionerë të gjithë, që ta shembim këtë poshtërsi vjedhjeje, këtë poshtërsi të përçarjes kombëtare, këtë shkatërrim të kombit shqiptar. Rroftë Shqipëria, rroftë BE dhe SHBA”, tha ai para Kryeministrisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
“SPAK ka nisur hetimet", aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot

Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane qe do devijojnë

EMRI/ I maskuar, i riu shqiptar shpërndante dy lloje droge! Grupi në WhatsApp i “shtoi telashet”

16 vite nga zhdukja misterioze/ SPAK: Nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën

Priste trenin me të dashurën, i arratisuri nga Shqipëria prangoset në stacion





