Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

“SPAK ka nisur hetimet", aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot

P
Piranjat23 September 2026, 20:09 · 2 min lexim
“SPAK ka nisur hetimet", aktivistja në protestën e

Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 116-të kundër qeverisë, deklaroi se nisja e hetimeve nga SPAK për çështjen e Rrjollit është fitore e protestës.

Kokaj tha se bëhet fjalë për një kompani që, sipas saj, ka detyrime të papaguara ndaj bashkisë dhe lidhet me një projekt resorti në një tokë që ajo e cilësoi si të grabitur. Ajo theksoi se SPAK duhet të hetojë edhe taksat e papaguara nga kompania në Bashkinë Shkodër.

Sipas aktivistes, protestat kanë ndikuar në vendosjen e presionit për drejtësinë dhe zbardhjen e rasteve që lidhen me institucionet publike. Kokaj deklaroi se shumë shqiptarë nuk gjejnë drejtësi dhe akuzoi zyrtarë të institucioneve se shërbejnë, sipas saj, për interesat e regjimit.

“Kjo protestë do e rreshtojë si fitore të saj dhe këtë”, u shpreh aktivistja, duke iu referuar faktit që për Rrjollin hetimet kanë nisur.

Luçiana Koka:  Rrjolli ka lajm të mirë. SPAK do hetojë mungesën e parave në arkën e Bashkisë së Shkodrës. Është një resort që do ndërtohet në një tokë të grabitur. Këto vjedhin edhe taksat. Është fitore e jona që SPAK të hetojë taksat e papaguara nga një kompani në Bashkinë Shkodër.

Kjo protestë do e rreshtojë si fitore të saj dhe këtë. Këto janë hajdutë e grabitës. E di se ne nuk jemi vetëm, ka shumë shqiptarë që nuk gjejnë drejtësi në këtë vend, sepse në zyrat kryesore janë shërbëtorë të regjimit për të vjedhur mbi kurrizin e shqiptarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.