AKTUALITET

Telashe të reja për Ron Yeffet/ Tomorri: Mori para për një kullë që s’u ndërtua, çështja në gjyq. Yeffet ortak i Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2026, 19:40
Telashe të reja për Ron Yeffet/ Tomorri: Mori para për një

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur pikëpyetje për biznesmenin Ron Yeffet të ‘Timak’ i cili është i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, përmes kompanisë shtetërore KAYO, duke iu referuar një konflikti gjyqësor në Shtetet e Bashkuara për 8.6 milionë euro, të dhëna për ndërtimin e një kulle në New York që, sipas padisë, nuk u realizua.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Tomorri shpjegoi se biznesmeni Mark Feist deklaron se i ka dhënë Yeffet 8.6 milionë euro për investimin në projektin e kullës, por paratë nuk iu kthyen pasi ndërtimi nuk u realizua.

Sipas gazetarit, çështja ka përfunduar në gjykatë, ku Feist ka kërkuar edhe hapjen e llogarive bankare dhe zbulimin e transaksioneve të Yeffet gjatë gjashtë viteve të fundit, për të verifikuar pretendimet lidhur me humbjet financiare.

Tomorri vuri në dukje se çështja merr rëndësi edhe për Shqipërinë, për shkak të ortakërisë së Yeffet me qeverinë Rama në industrinë ushtarake, përmes kompanisë shtetërore KAYO.

Gazetari ngriti pikëpyetje mbi zgjedhjen e partnerëve të shtetit shqiptar, duke e lidhur rastin e Yeffet me marrëdhëniet e tij të biznesit dhe konfliktin gjyqësor në SHBA.

‘I ka kërkuar gjykatës të hapë, të zbulojë llogaritë bankare dhe çdo transaksion që ka bërë Ron Yeffet në 6 vitet e fundit, sepse siç e dini tashmë konflikti aty është që Yeffet i ka marrë 8.6 milionë euro personit në fjalë, që është një biznesmen tashmë i tërhequr, një tregtar energjie tashmë i tërhequr i cili quhet Mark Feist.

Sipas padisë, këto para janë marrë për t'u investuar për ndërtimin e një kulle në Neë York, por pasi i mori paratë, kulla nuk u ndërtua asnjëherë dhe nuk ia ktheu më mbrapsht.

Pastaj konflikti ka shkuar në çështje gjyqësore, ku zoti Feist e ka paditur. Fillimisht ka rënë dakord për t'ia kthyer paratë në gjykatë, por nuk e ka zbatuar marrëveshjen, nuk ia ka kthyer dhe tani çështja është në gjyq.

Dhe gjatë procesit gjyqësor, Yeffet ka pretenduar se ky personi që e ka paditur ka shpifur për të dhe kjo i ka kushtuar shumë para, mes të cilave ka humbur edhe një 30 milionë dollarë nga një projekt që do të bënte në Shqipëri, por që për shkak të padisë të bërë atje ishte prishur imazhi dhe e kishin nxjerrë jashtë projektit.

Dhe për këtë situatë, tani paditësi ka kërkuar: ‘Ok, të hapim llogaritë bankare, të shohim të gjitha transaksionet e tua për të parë se sa ti ke humbur nga padia ime’, e kështu me radhë.

Ajo që ka rëndësi në raport me Shqipërinë është tashmë ky fakt. Ron Yeffet është ortak i qeverisë shqiptare, është mik i ngushtë i kryeministrit.

I është dhënë një industri shumë fitimprurëse, i janë dhënë disa favore të jashtëzakonshme për të fituar para në industrinë ushtarake duke u bërë ortak me kompaninë shtetërore ‘KAYO’. Pyetja është, e kuptoni se me kë ka hyrë në ortakëri qeveria dhe shteti shqiptar?

Pra me një person i cili në gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka pranuar që e ka mashtruar atë tjetrin, që ia ka marrë paratë dhe nuk i ka përdorur për qëllimin që kishin në marrëveshje, pra për ndërtimin e kullave, dhe e ka bërë pranimin vetëm e vetëm që të mos lejojë hapjen e llogarive bankare. Sepse ndoshta aty mund të dalin çudira të tjera pse jo edhe në raport me Shqipërinë.

Kemi një sërë njerëzish, biznesmenë kontrovers të cilët gjithmonë rrethojnë miqtë e kryeministrit të Shqipërisë.

Për përgjimet ka dhe një zhvillim tjetër interesant. Sepse para një jave në mos gaboj, një media izraelite ka bërë një tjetër artikull për Ron Yeffet për çështjen e kontrolleve të SPAK-ut dhe hetimeve që kanë nisur ndaj tij në Shqipëri.

Ron Yeffet i kontaktuar nga ajo media ka thënë që përgjimet janë fake, janë realizuar me inteligjencë artificiale. Pra edhe pse këtu përgjimet u pranuan nga kompania në zyrën e të cilës ishin bërë, ai ka kurajon të vazhdojë të thotë, t'i thotë një media në Izrael që e gjitha është një lajm fake sepse përgjimet janë bërë me inteligjencë artificiale.’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë