Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut
AKTUALITET

“Do plasë skandali te Kadastra”, Peka: Këshilli i Rregullimit të Territorit është bastisur nga SPAK

P
Piranjat24 September 2026, 22:22 · 1 min lexim
“Do plasë skandali te Kadastra”, Peka: Këshilli i

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka paralajmëruar zhvillime të reja hetimore në lidhje me Kadastrën dhe Këshillin Kombëtar të Territorit, duke deklaruar se këto institucione janë në fokus të SPAK-ut.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Peka tha se pas çështjes së SHISH-it, vëmendja do të zhvendoset te Kadastra, ndërsa deklaroi se Këshilli Kombëtar i Territorit është bastisur gjatë verës nga SPAK dhe BKH.

“Nesër do merremi me Kadastrën. Kadastra është po kaq tmerr sa ç’është SHISH-i. Pas Kadastrës do të merremi me Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, në varësi të kryeministrit, drejtohet nga kryeministri. Këshilli i Rregullimit të Territorit gjatë verës është bastisur, është kontrolluar nga SPAK-u, nga BKH-ja, ka çuar agjentët aty. E kanë në radar, po merren me atë punë. Edhe atë institucion e drejton kryeministri se kryeministri është kryetar i Këshillit të Regullimit të Territorit. Drejtorin e Kadastrës e emëron kryeministri, është njeri i kryeministrin. Këto institucione e kanë radhës pas SHISH-it. Do kalojmë më pas te trafiku i armëve”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.