Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E martë, ditë “tersi” për disa shenja/ Nga stuhia në çift te krizat financiare, ja kush duhet të bëjë kujde... Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje
AKTUALITET

“Në hotel me agjentë serbë”, Lala i kthehet Vlora Hysenit: Zgjodhi njeriun e gabuar

P
Piranjat24 September 2026, 21:56 · 3 min lexim
“Në hotel me agjentë serbë”, Lala i kthehet Vlora

Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e bërë sot nga dera e SPAK. Pretendimet e Hysenit për “takime me agjentë serbë në hotele”, gazetarja Lala e ka konsideruar shpifje e neveritshme e një përpjekje banale shantazhuese për shkak të detyrës.

Përveç kallëzimit penal të bërë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Lala lajmëron se veprime ligjore për rastin po ndërmerren dhe nga familja e saj në Britaninë e Madhe për shkak të kërcënimit të sigurisë.

‘E përbuz më mënyrën më të neveritshme të mundshme, këtë shpifje të ulët dhe përpjekje banale për të më shantazhuar për detyrën. Grua që ka problem të mëdha me drejtësinë, ky mesazh ishte shantazhues ndaj gjithkujt që Vlora Hyseni ka sigurua informacione për shkak të detyrës, por ka zgjedhur njeriun e gabuar. Unë kam ardhur këtu kur mbi fëmijët e mi u gujatën breshëri kallashnikovi, dhe kam thënë që askënd smë shantazhon dot, unë jam njeri i lirë dhe e kam bërë karrierën time me ndershmëri.

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe për ti treguar opinionit shqiptar përves Klodiana Lalës profesioniste. Zonja do të përballet me mua nëproces penal. Për cenim të integritetit, shantazh për hir të detyrës, shpërndarje të rreme të informacioneve duke kërcënuar sigurinë time dhe të familjes. Familja ime për shkak se ka shtetasi britanike, por merr të gjitha hapat ligjorë në Britani. Ajo ka cenuar dhe familjen time përmes kësaj shpifje. I besoj integritetit tim se e di unë se çfarë kam bërë në jetën time. Duhet të ishte mbyllur në qeli sot se zgjodhi mua një së të fortë publik për të shantazhuar të tjerë”, tha Lala.

Në studio, gazetarja Lala është përplasur ashpër dhe me analistin Albatros Rexhajn, i cili ngriti pikëpyetje mbi vërtetësinë e pretendimeve të Vlora Hysenit ndaj Lalës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.