Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet për pastrimin e rrugës

reshjet e shiut gjatë pasdites së sotme kanë shkaktuar probleme pranë tunelit në Shkopet, ku masive gurësh dhe dherash janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë në rrugë.
Si pasojë, aksi rrugor Skuraj-Burrel është bllokuar përkohësisht nga materialet e rëna në rrugë.
Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë ndërhyrë me një mjet fadromë për largimin e gurëve dhe dherave, me qëllim rikthimin e qarkullimit në këtë segment.
Gjatë ditës së sotme, në këtë aks rrugor janë regjistruar edhe raste të tjera të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Punonjësit e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në vazhdimësi për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen e saj të kalueshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë aks, veçanërisht për shkak të reshjeve dhe rrezikut të rrëshqitjeve të tjera.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona

Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e KLGJ-së

“Marrim 250 mijë pension me bashkëshorten! Me se do jetojmë?”/ I moshuari thirrje rinisë: Për 3 ditë e rrëzoni qeverinë

Në vështirësi financiare, 40-vjeçari shqiptar kryen grabitjen dhe arratiset! Rrugës kupton gabimin me celularin, por ishte tepër vonë

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Priti 41 kg drogë nga Kanadaja, 46-vjeçari shqiptar hesht në gjykatë

Zgjidhet anëtari tjetër i KLGJ-së nga radhët e Apelit





