Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë! I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lap... Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për rreth 200 mln dollarë Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste n... GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura... Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale Estonia mbyll kufirin me Rusinë
AKTUALITET

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

P
Piranjat 6 October 2026, 07:08 · 4 min lexim
Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhershme.

Projekt-rregullorja parashikon që bankat dhe institucionet financiare të pagesave nuk mund të aplikojnë tarifa të ndryshme për klientët e tyre me ato që aplikohen për transfertat në sistemet ekzistuese AECH dhe AIP Euro. Kjo do të thotë që transfertat në Lekë nëpërmjet sistemit të pagesave të mënjëhershme do të jenë pa komision deri në vlerën e 40 mijë lekëve.

Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje nëpërmjet AECH me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë. Për transfertat e kryera nëpërmjet internet banking, komisioni maksimal për transfertat deri në 1 milionë lekë nuk mund të jetë më i lartë se 50 lekë.

Për të nxitur aplikimin e çmimeve sa më të ulëta, Banka e Shqipërisë do të aplikojë komisione simbolike për bankat dhe institucionet financiare. Për transaksionet deri në 40 mijë lekë, ato nuk do t’i paguajnë komision Bankës së Shqipërisë, ndërsa për pagesat mbi 40 mijë lekë, qoftë në Lekë apo në Euro, çdo transaksion do të ketë një komision prej 1 lekësh.

Sistemi i pagesave të menjëhershme do të mundësojë kryerjen e transfertave pothuajse në kohë reale për transaksione deri në vlerën e 500 mijë lekëve ose 5000 eurove. Rregullorja parashikon që koha maksimale për finalizimin e plotë të transfertave do të jetë 10 sekonda.

Kjo do të sjellë një përshpejtim shumë të madh krahasuar me kohën që mundësojnë sistemet aktuale të pagesave. Një transfertë e nisur nga një institucion financiar drejt një tjetri brenda vendit kërkon minimalisht disa orë pune për t’u finalizuar. Ndërkohë, transfertat që nisen pas orës 13.45 finalizohen vetëm në ditën pasardhëse të punës.

Sistemi i pagesave të menjëhershme do të operojë në mënyrë të pandërprerë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Megjithatë, transferimet e fondeve për qëllime të nevojave për shtim ose pakësim të likuiditetit në llogaritë e pagesave të menjëhershme të pjesëmarrësve direktë në sistem mund të realizohen vetëm gjatë ditëve dhe orareve të operimit të sistemeve AIPS dhe AIPS EURO.

Në ndryshimet e përgatitur në rregulloret për sistemet e pagesave, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar se, përveç Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, pjesëmarrës direktë në sisteme të jenë edhe operatorët e shërbimeve të pagesave jo-banka. Në këtë kategori përfshihen institucionet e pagesave ose institucionet e parasë elektronike. Kjo do të thotë se këto institucione do të kenë akses direkt në sistemet kombëtare të pagesave dhe do të ofrojë shërbimin për klientët e tyre me të njëjtat mundësi si bankat tregtare.

Pjesëmarrja direkte në sistemet e pagesave është një kërkesë e hershme e institucioneve financiare të pagesave, sidomos pas miratimit të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”, që transpozoi Direktivën Europiane të Pagesave PSD 2./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.