Plantacion me kanabis në Gjermani, arrestohen dy shqiptarët

Era e fortë e kanabisit ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një plantacioni të madh të kultivimit të drogës në Kalbe, në landin Saksoni-Anhalt.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 2 tetorit, gjatë një kontrolli rutinë policor në zonë. Efektivët kanë konstatuar erën e kanabisit që vinte nga një godinë e pabanuar në rrugën “Breiten Weg”.
Pas kontrollit të objektit, policia ka zbuluar rreth 800 bimë kanabisi, të cilat ndodheshin në faza të ndryshme të rritjes.
Brenda godinës janë gjetur edhe dy shtetas shqiptarë, 32 dhe 56 vjeç. Të dy janë ndaluar menjëherë nga autoritetet gjermane dhe janë vënë në pranga.
Më 3 tetor, dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë së Stendalit. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për të dy, ndërsa më pas ata janë dërguar në institucionet penitenciare.
Deri tani, autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera mbi organizimin e plantacionit apo rolin konkret të dy të arrestuarve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestë te Komisariati nr.1 në Tiranë, kërkohet lirimi i aktivistëve

Aksidenti me vdekje në Peqin, policia njoftim zyrtar: Ka humbur jetën një 70-vjeçare

FOTOLAJM/ Studentët i bashkohen protestës, ja mesazhi në bulevardin para Kryeministrisë

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

EMRI/ Aksidenti në Peqin-Elbasan, humb jetën pasagjerja e plagosur

Policia dorëzohet përballë protestuesve? Del video virale e shefit të Komisariatit Nr.2: Inteligjenca që kemi ne është blozë

Makina me qira i pret rrugën automjetit të karabinierëve, shqiptari me precedentë të shumtë e pëson me atë që i zbulohet

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, tre të plagosur, një pasagjere në gjendje të rëndë




