Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Ku shkojnë paratë e Sarandës?”, Ina Zhupa: Kushte skandaloze në kopshte! 70 fëmijë në një grup, krevate me... Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v... Hasi në harresë! Rruga e fshatit Fajzë në gjendje skandaloze, e mbushur me gropa dhe pellgje uji Lumenj parash për fundvitin/ ARRSH hap 180 milionë euro tendera në një ditë të vetme U godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së studentëve, prokuroria thërret për të dëshmuar E... Vodhi pensionet/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompete... VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti... Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paiden... Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti në Peqin-Elbasan, humb jetën pasagjerja e plagosur

P
Piranjat 5 October 2026, 20:21 · 2 min lexim
EMRI/ Aksidenti në Peqin-Elbasan, humb jetën pasagjerja e plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një pasagjere ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, Drita Xhaja 70 vjeçe, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe ato të Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi: 

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.