Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Nuk u kthye në shtëpi, punëtori shqiptar gjendet i vdekur në vendin e punës

P
Piranjat24 September 2026, 18:36 · 1 min lexim
Nuk u kthye në shtëpi, punëtori shqiptar gjendet i vdekur në

Kur familjarët panë se ai nuk po kthehej, njoftuan policinë. Dhe pikërisht në kantierin ku ai punonte, në rrugën Goito, në Padova, efektivët e patrullave gjetën trupin e tij gjatë natës mes 23 dhe 24 shtatorit.

51-vjeçari shqiptar, i cili prej orësh nuk kishte mundur të kontaktohej nga familjarët, u gjet brenda pusit të ashensorit të një ndërtese që ishte në rikonstruksion. Dyshohet se bëhet fjalë për një aksident në punë: burri mendohet se ka rënë brenda pusit të ashensorit ndërsa ishte duke punuar.

Policia lokalizoi telefonin e tij celular, gjeti furgonin e tij me kasën e ngarkimit të hapur dhe i telefonoi në celular, duke arritur kështu të përcaktonte vendndodhjen e tij.

51-vjeçari ishte pronar i një kompanie të specializuar në punime armaturash dhe banonte në zonën e Vicenzës. Në vendngjarje mbërritën ekipet e 118-ës, zjarrfikësit, efektivët e skuadrës së lëvizshme të Drejtorisë së Policisë dhe policia shkencore. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e saktë të aksidentit. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.