Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
AKTUALITET

Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim për pagat: Presim vendimin e ‘Kushtetueses’

P
Piranjat28 September 2026, 09:55 · 4 min lexim
Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim

Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026, me objekt përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e statusit të magjistratëve.

Duke pasur parasysh se çështja objekt i konsultimit lidhet drejtpërdrejt me një proces kushtetues të iniciuar nga shoqatat e magjistratëve pranë Gjykatës Kushtetuese, ata kanë kërkuar që një tryezë e tillë të zhvillohet pas një qëndrimi të Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen. Sipas tyre pas një qëndrimi nga Gjykata Kushtetuese, dialogu institucional mund të zhvillohet mbi një kuadër më të qartë dhe duke respektuar plotësisht rolin dhe kompetencat kushtetuese të Gjykatës.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ju falënderon për përcjelljen e ftesës së Kryeministrit për zhvillimin e një takimi lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve dhe vlerëson gatishmërinë e shprehur për dialog institucional mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me statusin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Shoqata ka vlerësuar në vijimësi se dialogu ndërinstitucional, kur zhvillohet në respekt të rolit dhe kompetencave kushtetuese të secilit pushtet, përbën një instrument të nevojshëm për identifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme. Në këtë këndvështrim, çështja e trajtimit financiar të magjistratëve nuk duhet parë e shkëputur nga tërësia e garancive që mundësojnë ushtrimin e pavarur, të përgjegjshëm dhe cilësor të funksionit gjyqësor.

Megjithatë, në rrethanat aktuale, kur çështje që lidhen drejtpërdrejt me standardin kushtetues të pagës së magjistratëve janë bërë objekt i një procesi tashmë të iniciuar pranë Gjykatës Kushtetuese, Shoqata vlerëson se nuk do të ishte e përshtatshme pjesëmarrja e saj në një diskutim institucional mbi të njëjtën çështje përpara përfundimit të këtij procesi. Vendimmarrja kushtetuese pritet të qartësojë parametrat brenda të cilëve mund të zhvillohet më tej një diskutim i plotë dhe konstruktiv për mekanizmin e trajtimit financiar të magjistratëve.

Për këtë arsye, Shoqata çmon se diskutimi i propozuar mund të zhvillohet në një moment të mëvonshëm, pasi të jetë qartësuar kuadri kushtetues përkatës. Ky qëndrim nuk përbën tërheqje nga dialogu institucional dhe as kufizim të gatishmërisë sonë për të kontribuar në diskutime që synojnë përmirësimin e qëndrueshëm të funksionimit të sistemit gjyqësor.

Në vlerësimin tonë, një dialog i tillë nuk duhet të kufizohet vetëm në dimensionin financiar të statusit të magjistratit, por mund të përfshijë çdo element që ndikon në pavarësinë, eficiencën dhe cilësinë e drejtësisë. Garancitë e statusit të gjyqtarit, përfshirë trajtimin financiar, nuk përbëjnë privilegje të një kategorie profesionale, por janë mjete institucionale që duhet të shërbejnë për krijimin e kushteve që gjyqësori t’u ofrojë qytetarëve një shërbim të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Në këtë frymë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog e bashkëpunim institucional, në një moment të përshtatshëm dhe mbi një bazë kushtetuese të qartësuar, për çështjen e pagave të magjistratëve si dhe për çdo çështje tjetër që lidhet me forcimin e cilësisë dhe funksionimit të sistemit gjyqësor në interes të publikut”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.