Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK
AKTUALITET

Arrestimi i Vlora Hysenit, sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

P
Piranjat28 September 2026, 08:03 · 1 min lexim
Arrestimi i Vlora Hysenit, sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Bajram Begaj do të mbledh ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave. Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha. Gjithashtu do të marrin pjesë edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor i Presidentit të Republikës për çështjet e sigurisë kombëtare.  Hera e fundit kur është mbledhur ky Këshill ishte në Qershor 2023 ku u diskutua  “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.