Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë

Një sulm fatal nga arinjtë grizzly ka tronditur provincën British Columbia në Kanada, ku një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare humbën jetën gjatë një shëtitjeje në natyrë.
Pas hetimeve dhe analizave të ADN-së, autoritetet konfirmuan se sulmi ishte kryer nga një ari femër dhe tre këlyshët e saj.
Të katër kafshët u vranë për të garantuar sigurinë publike.
Autoritetet bënë me dije se sulmi dyshohet të ketë qenë grabitqar, një sjellje tepër e rrallë. Ndërkohë, familjarët i kanë kujtuar dy viktimat si shumë të lidhura me njëra-tjetrën, duke thënë se ato ishin gjithmonë bashkë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në “zonat e egra”, ku prania e arinjve grizzly përbën rrezik për sigurinë e njerëzve.
Lexo edhe
BOTA
OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme!

“Nëse nuk do të ishte politika, do të ishim miq të mirë”, zbulohet letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ovale

Alarme për bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

Dyshime për një operacion rus në Ukrainë, 23 ushtarë dyshohet se u helmuan përmes takimeve të kurdisura





