Shpejtësia me makinën luksoze “tradhton” 29-vjeçarin shqiptar, kapet me mbi 1 kg kokainë

Ajo që e tradhtoi ishte shfaqja e luksit mbi katër rrota. Një makinë supersportive me qindra kuaj fuqi, një Porsche Panamera, që lëvizte me shpejtësi të madhe mbrëmjen e së dielës, 27 shtator, përgjatë rrugës Stalingrado, mes qendrës së Savonës dhe zonës së Leginos. Automjeti luksoz tërhoqi vëmendjen e efektivëve të patrullave të Policisë së Shtetit.
Një kontroll rutinë, i nisur për shkak të shpejtësisë së lartë, u shndërrua kështu në një operacion të rëndësishëm antidrogë, i cili përfundoi me arrestimin e një 29-vjeçari me shtetësi shqiptare, pa precedentë penalë, si dhe sekuestrimin e rreth një kilogrami kokainë.
Ngjarja ndodhi gjatë kontrolleve të zakonshme të territorit. Policia vuri re automjetin sportiv duke lëvizur me shpejtësi, me katër të rinj në bord. Pas ndalimit të tij për manovrën e rrezikshme, efektivët proceduan me identifikimin e personave që ndodheshin në automjet.
Nuk kaloi shumë kohë dhe policët patën arsye të tjera për dyshime. Gjatë kontrollit personal të drejtuesit të automjetit u gjetën 4 640 euro cash, si dhe një paketim i parë prej celofani, që përmbante pak më pak se një gram kokainë.
Përballë provave dhe shumës së konsiderueshme të parave, hetimet u zhvendosën në banesën e të riut. Gjatë kontrollit të banesës, në zonën përgjatë lumit Letimbro, mes Lavagnolës dhe Villapianës, policia zbuloi një depo të vërtetë droge: 892 gramë kokainë, të ndara në disa paketime, të gatshme për t’u hedhur në treg. Në banesë u gjetën gjithashtu dy telefona celularë dhe të gjitha materialet e nevojshme për peshimin dhe paketimin e dozave.
Gjatë kontrolleve u gjet edhe një pistoletë sinjalizuese/scacciacani, pa tapën e kuqe të detyrueshme, së bashku me municionet përkatëse. 29-vjeçari u arrestua nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim trafikimin dhe u transferua në burgun e Genovas, Marassi. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Konflikt me thikë në një kantier ndërtimi në Greqi, arrestohet 75-vjeçari shqiptar

Pse mungoi Skënder Hita në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Vatër zjarri në Bishan të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Vihet nën kontroll zjarri masiv në Kreshpan! shoqërohen tre persona

Detaje të reja/ Automjeti i shkrumbuar nga flakët në Elbasan, në pronësi të drejtoreshës së Bashkisë

Përfshihet nga flakët automjeti në lagjen “1 Maji” në Elbasan, tymi mbulon zonën

Humbën jetën anëtarët e familjes shqiptare, zbardhet shkaku i shpërthimit në Athinë

Zjarri i madh “pushton” kodrën në Mëmlisht në Pogradec, flakët kërcënojnë masivin me pisha





