Tentoi të hakmerrej/ Lëvizte me armë dhe automjet të blinduar, arrestohet në Fushë-Milot vëllai i 40-vjeçarit të vrarë në korrik

Policia ka arrestuar në Fushë-Milot një 37-vjeçar, vëllai i 40-vjeçarit që u vra më 9 korrik 2026 në Kurbin. I arrestuari, i cili rezulton me precedentë kriminalë, lëvizte me një automjet të blinduar tip “Mercedes-Benz ML”, me targa gjermane, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër me 16 fishekë.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Argos”, të finalizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.
Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas monitorimit të situatës kriminale në qark, analizimit të ngjarjeve të mëparshme dhe ndjekjes së tyre në dinamikë, me qëllim parandalimin e krimeve të tjera të lidhura me to.
Gjatë operacionit, sipas uniformave blu, u parandalua një vrasje e dyshuar se lidhej me hakmarrjen për vrasjen e 40-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 9 korrik në Kurbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatike tip “Skorpion”, municioni luftarak dhe automjeti i blinduar.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe puna për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Video të manipuluara me IA në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare

Ekzekutimi mafioz në Athinë/ Media greke: U krye nga banda shqiptare e ‘Titit’!

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Dhunohet me sende të forta në lokalin e tij Armand Aliaj, ish-drejtuesi i zjarrfikëses Mallakastër

Terminali i Sarandës, 6.3 milionë euro për një objekt që fut ujë 3 muaj pas inagurimit





