SKANDAL/ Rezidenca Qeveritare në Durrës kthehet ne “kosh mbeturinash"
Një situatë alarmante dhe e paprecedentë po ndodh në një nga zonat më të rëndësishme të sigurisë së lartë në vend. Rezidenca Qeveritare në Plazhin e Durrësit, një pikë që mbrohet me status të veçantë ligjor, është pushtuar nga mbeturinat dhe inertet.
Denoncimet e qytetarëve të ardhura tregojnë për një skandal mjedisor ne vendin ku duhej të mbretëronte pastërtia dhe imazhi i shtetit.
Mbetje ndërtimore, plastikë dhe papastërti të çdo lloji, kane pushtuar Zonën Ushtarake.
Si ka mundësi që një hapësirë me status të mbrojtur qeveritar të degradojë në këtë pikë? Kush mban përgjegjësi për lejimin e hedhjes së inerteve në këtë perimetër?
Ndotja masive jo vetëm që shkatërron imazhin e vijës bregdetare të Durrësit, por përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik në kulmin e periudhës kur kjo zonë duhet të administrohej me rigorozitet të lartë.
“Ora News” do të vazhdojë ta ndjekë hap pas hapi këtë situatë deri në pastrimin e plotë të zonës .
Degradimi i zonave të mbrojtura nuk mund të kalojë në heshtje!/ Ora News
Lexo edhe
AKTUALITET
Shpërthimi në Sarandë/ Karburanti “Ano Oil” prej tre muajsh i mbyllur, dy punonjësit po përgatitnin ambientin për ta bërë funksional...

U arrestua pasi dhunoi Eduart Kuçin, Gjykata e Apelit jep vendimin për Jozefin Markun

Detajet/ Autori ende në arrati, zbulohet emri i të plagosurit në Maliq, dëshmia e banorit: U zunë për…

Thahet rezervuari në Lushnjë, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Ekonomia drejt fikjes së plotë/ Rritja mbahet me injeksion nga zyrat e shtetit dhe taksat neto





