Tensione për ujin në Korçë, banorët e Burimasit dalin sërish në protestë

Në Maliq, banorët e fshatit Burimas kanë dalë sërish në protestë për ujin e pijshëm. Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin e ujit të fshatit, i cili synohet të përdoret për furnizimin me ujë të Zvezdës.
Banorët shprehen kundër projektit, duke argumentuar se burimi është përdorur prej tyre ndër vite dhe se ndërhyrje të tilla rrezikojnë furnizimin me ujë të komunitetit.
Ata pretendojnë gjithashtu se projekte të tilla po ndikojnë në boshatisjen e Burimasit, ndërsa kërkojnë që problemi i furnizimit me ujë të Zvezdës të zgjidhet përmes burimeve të tjera.
Protestuesit kanë kërkuar që çdo ndërhyrje të bëhet në dialog me komunitetin dhe kanë paralajmëruar se do të vijojnë kundërshtimin e projektit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mbi 14 mijë masa në një javë, policia e Tiranës “grin” me gjoba drejtuesit e automjeteve

U denoncua nga Piranjat/ Kalaja: Nesër në SPAK dorëzoj dokumente lidhur me plagjiaturën e Taulant Ballës

Seancë plenare dhe protestë te Kuvendi, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik

Skandali në Kalanë e Libohovës, në vend të historisë barkodi çonte turistët në faqe porn*grafike

Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër

Rruga e "super-florinjtë" Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

Skandali te Raiffeisen/ Transaksionet u pasqyruan dy herë, reagon banka: Nuk ka pasur sulm kibernetik

Interneti është kudo, por 320 mijë shqiptarë mbeten offline





