Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm E ekzekutuan më 23 nëntor, 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë... Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami”... Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të Kukësit pas dëmtimit të çatisë nga era, por institucionet nuk n... Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në oborrin e banesës, i plagosur vëllai i vikt... Gjendet i vrarë Sel Çami, kishte kryer dënimin për vrasjen e nipit të Ben Qimes! I plagosur i vëllai Media britanike: Çdo ditë burgoset një trafikant shqiptar droge, TikTok-u po ushqen ciklin e krimit Vrasje në Fier, ekzekutohet një person (EMRI) Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja: Në Partinë Socialiste është hapur puset... Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë në tri bashki të Kukësit Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Molly Meldrum, njeriu që zbuloi dhe promovoi yjet e...
AKTUALITET

Tensionet në protestë/ 13 të lënduar paraqiten në spital, mes tyre dy gazetare

P
Piranjat13 October 2026, 20:19 · 3 min lexim
Tensionet në protestë/ 13 të lënduar paraqiten në

13 persona në total janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë pas incidenteve në protestën e sotme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në spitalin “Nënë Tereza” janë paraqitur 3 protestues me shqetësime ndaj gazit lotsjellës. Prej tyre, vetëm njëri vijon ekzaminimet.

Te Spitali i Traumës, kanë marrë ndihmë dy gazetare dhe 6 policë që pasi kanë marrë ndihmën, janë larguar. Edhe dy kalimtarë kanë kërkuar ndihmën e bluzave të bardha, nga të cilët njëri është shtruar në spital kurse tjetri është nën monitorim.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje për ndihmë mjekësore gjatë protestës dhe pas përshkallëzimit të saj.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultës me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias, të cilat, pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillën e mjekut.Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë. Njëri prej tyre është shtruar në spital, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tjetri po mbahet në monitorim nga mjekët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe strukturat shëndetësore mbeten në gatishmëri për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit mjekësor për çdo person që paraqet nevojë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.