Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur Alarm për bombë në Dublin, gjendet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku u mblodh Komuniteti Politik Euro... Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare Protestuesit presin Ramën me vezë në Manëz, gjuajnë drejt makinës së kryeministrit gjatë rrugës drejt Asamb... Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas triumfit ndaj Finlandës Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago SPAK e akuzon për korrupsion dhe abuzime mln euro me fondet publike, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në ... Nis Asambleja e PS, Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë
AKTUALITET

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

P
Piranjat30 September 2026, 22:01 · 4 min lexim
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve

90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho nuk ishin aq të qeta sa u përpoq të tregonte deklarata që nxori pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, zyra e shtypit e Bajram Begajt.

Në takimin e së hënës që vetë Rama e kërkoi nga SHBA, pas skandalit të pandodhur më parë, të vënies në shërbim të krimit të organizuar të vetë shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, Presidenti kishte ftuar edhe kreun e SPAK, Klodian Braho.

Ato që shprehu publikisht që në Rinas, për mënyrën e trajtimit të Vlora Hysenit duke kërkuar masë arresti për shefen e shërbimeve sekrete në detyrë, duket se Rama i ka shprehur edhe në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave.

Lapsi.al mëson nga burime të brendshme se kreu i SPAK ka këmbëngulur se vënia në “arrest shtëpie” e Hysenit ishte një masë e nevojshme për shkak të implikimit të fortë që ajo ka pasur në grupin kriminal të drejtuar nga biznesmeni Ergys Agasi.

Të njëjtat burime konfirmuan për Lapsi.al se drejtuesi i SPAK ka deklaruar para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar se SHISH kishte arritur deri aty sa të angazhohej në përgjime të paligjshme të familjarëve të afërm të dy prokurorëve të Posaçëm që kanë në dorë dosjen e shumëpërfolur të abuzimeve në AKSHI ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi. Me këto përgjime, sipas Brahos, synohej që t’u bëheshin presione prokurorëve të SPAK që po hetojnë këtë aferë.

Një deklaratë e tillë e fortë bëri që të pranishmit të shihnin njëri –tjetrin në sy, duke treguar edhe një herë se sa i thellë është skandali dhe se deri ku janë përlyer institucionet e shtetit në shërbim të krimit të organizuar.

Megjithatë, Rama duket se i ka qëndruar idesë se “SPAK u nxitua”. Kjo u shfaq edhe në deklaratën e nxjerrë pas mbledhjes ku theksohej se “për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin”. Pjesa tjetër e deklaratës ishte meraku i vjetër i Ramës që proceset penale të të zgjedhurve të tij janë çështjet individuale.

“Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”, – thuhej në krye të njoftimit të presidencës.

Tashmë Rama duket se kërkon ta zhvendosë vëmendjen nga thelbi i skandalit. Problemi për të nuk është cenimi i një prej institucioneve më të rëndësishme në sigurinë kombëtare, por mënyra se si u trajtua Vlora Hyseni. Në fillim u pompua linja e një “historie dashurie” ndërsa tani shqetësim janë nxjerrja e dosjeve. Edhe në krah të Ursual von der Layen ai Rama këmbënguli se “ajo që i është bërë Shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja, është e paparë në historinë e botës”.

Në fakt, ajo që është “e paparë në historinë e botës” është “fikja e radarëve” të një shteti të tërë për organizatat kriminale./ LAPSI 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.