Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

EMRAT/ 63-vjeçari i intubuar te Trauma. Çfarë ndodhi në Sarandë një javë më parë që u mbajt e fshehtë nga policia

P
Piranjat24 September 2026, 18:10 · 5 min lexim
EMRAT/ 63-vjeçari i intubuar te Trauma. Çfarë ndodhi në

Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfunduar me caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për një prej personave të përfshirë në konflikt.

Bëhet fjalë për Bernard Kaninën, i dyshuar për plagosjen e 63-vjeçarit Fatos Muço, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës u transportua me urgjencë drejt Tiranës. Sipas të dhënave të bëra me dije në dosjen e hetimit, Muço ndodhet i intubuar në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:25, në zonën e “Mandrës së Pirove”. Patrulla e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, e cila ishte me shërbim në zonën policore nr. 1, u njoftua për një konflikt dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.

Sipas policisë, Bernard Kanina, së bashku me djalin e tij, ka deklaruar se ishte konfliktuar fizikisht me një person që dyshohej se ishte futur në automjetin e tij me qëllim vjedhjen. Sipas pretendimit të tij, personi kishte marrë sende nga makina dhe më pas e kishte kërcënuar me thikë.

Policia u vu në ndjekje të personit të identifikuar më vonë si Fatos Muço dhe e gjeti atë të dëmtuar dhe të gjakosur në pjesën e ballit, në një kthesë në drejtim të rrugës për Gajdar.

Në vendngjarje mbërriti edhe një grua, e cila u dorëzoi efektivëve një thikë dhe një palë pinca, të vendosura në një qese të zezë. Ajo deklaroi se me thikën ishte kërcënuar vëllai i saj.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 63-vjeçari u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas drejt Tiranës, ku gjendja e tij u rëndua dhe u vendos në intubim.

Çfarë deklaroi i dyshuari

Gjatë marrjes në pyetje, Bernard Kanina ka mohuar të ketë pasur qëllim për të sulmuar 63-vjeçarin. Ai ka deklaruar se atë ditë kishte dalë nga shtëpia rreth orës 15:00 për të mbushur ujë dhe për të blerë disa produkte për familjen.

Sipas dëshmisë së tij, më pas ishte ndalur në qendër të Metoqit për të pirë kafe. Ai pretendon se, pasi u kthye nga banja, pronarja e lokalit i kishte thënë se një person që ndodhej jashtë po largohej në drejtim të Gajdarit dhe se kishte hyrë në makinën e tij dhe kishte marrë diçka.

Kanina ka deklaruar se e ndoqi me automjet deri te kthesa e “Mandrës”, ku e ndaloi dhe i kërkoi t'i kthente telefonat që, sipas tij, i kishte marrë nga makina.

Ai pretendon se 63-vjeçari e ka mohuar vjedhjen dhe më pas e ka goditur me një shkop. Kanina ka deklaruar se i është kundërpërgjigjur dhe se gjatë përleshjes, Muço ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe është përpjekur ta godasë.

Sipas versionit të tij, në atë moment ka ndërhyrë djali i tij, i cili ia ka marrë thikën 63-vjeçarit dhe e ka hedhur në tokë. Më pas, thika është marrë nga motra e tij dhe i është dorëzuar policisë.

Gjykata nuk pranoi alibinë

Megjithatë, versioni i Bernard Kaninës nuk është mbështetur nga deklarimet e pronares së lokalit. Ajo ka mohuar se Kanina ka qenë në ambientet e lokalit atë ditë, duke deklaruar se biznesi i saj nuk shërben kafe, por vetëm ushqim të shpejtë.

Nga ana tjetër, policia nuk ka mundur të sigurojë pamje filmike të ngjarjes, ndërsa marrja e dëshmisë së të plagosurit nuk ka qenë e mundur për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Në këto rrethana, duke marrë në konsideratë edhe dëmtimet e rënda që 63-vjeçari ka pësuar në kokë, Gjykata e Sarandës ka vendosur ndaj Bernard Kaninës masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar dinamikën e saktë të plagosjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.