Sarandë/ Grabitet banesa në fshatin Shelegar, hajdutët shfrytëzuan largimin e familjes në një dasmë! Morën miliona lekë

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së të martës në fshatin Shelegar të Bashkisë Sarandë, ku një banesë ka rënë pre e hajdutëve ndërsa familjarët ndodheshin në një event familjar. Nga kontrolli paraprak mësohet se hajdutët kanë shfrytëzuar faktin që shtëpia e kryefamiljarit Mejdi Tusha ishte e pabanuar, pasi të gjithë anëtarët e familjes ndodheshin në dasmën e një të afërmi të tyre.
Ngjarja u zbulua kur një nga pjesëtarët e familjes u kthye në banesë dhe u përball me rrëmujën e madhe në dhomat e shtëpisë, duke kuptuar menjëherë se aty kishin hyrë persona të paautorizuar. Sipas burimeve nga familjarët, autorët – që dyshohet se kanë qenë dy persona – kishin vëzhguar lëvizjet e familjes Tusha dhe kishin pritur momentin e duhur për të goditur.
Për të shmangur identifikimin nga organet e rendit, hajdutët u treguan të kujdesshëm duke shkatërruar fillimisht kamerën e sigurisë që ndodhej e montuar në banesë, përpara se të depërtonin brenda.
“Nga banesa e Mejdi Tushes janë vjedhur rreth 15 milionë lekë të vjetra si dhe disa bizhuteri me vlerë,” bëjnë të ditur burime pranë familjes.
Pas denoncimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë së Sarandës mbërritën në vendngjarje bashkë me grupin hetimor për të këqyrur skenën e krimit dhe për të mbledhur provat materiale.
Aktualisht, grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e plotë, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj vjedhjeje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ish-shefja e SHISH në "arrest shtëpie", si e komenton ambasadori italian në Shqipëri?

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca nga policia: Po raportonte nga protesta! Të lirohet men...

Zjarr në një pallat pranë shëtitores në Pogradec

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, Gjergj Erebara: Hyseni duhet të dënohet për mungesë fantazie në depistim

Vlora Hyseni e akuzoi për takim me agjentë serbë, Lala: Përpjekje e dëshpëruar! Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”/ Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar

KLGJ me tre anëtarë të rinj, ja kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit

Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet i plagosuri, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore





